Trump shkarkon shefin e shtabit, Gjeneralin CQ Brown

Trump shkarkon shefin e shtabit, Gjeneralin CQ Brown

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të respektuar, në kuadrin e lëvizjeve për të larguar nga strukturat drejtuese të forcave të armatosura drejtuesit ushtarakë që mbështesin lëvizjen për barazi dhe shumëllojshmëri në radhët e tyre. Largimi i Gjeneralit Brown, i […]

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të respektuar, në kuadrin e lëvizjeve për të larguar nga strukturat drejtuese të forcave të armatosura drejtuesit ushtarakë që mbështesin lëvizjen për barazi dhe shumëllojshmëri në radhët e tyre.

Largimi i Gjeneralit Brown, i cili ishte shefi i dytë i shtabit me prejardhje afrikano-amerikane, duket se do të ndihet në mbarë Pentagonin. 16 muajt e qëndrimit të tij në detyrë u përshkuan nga lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Dua ta falenderoj Gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për mbi 40 vitet e shërbimit të tij për vendin tonë, përfshirë edhe si shefi i tanishëm i shtabit të përgjithshëm. Ai është një xhentëllmen i mirë dhe një udhëheqës i dalluar, dhe i uroj një të ardhme të shkëlqyer atij dhe familjes së tij”, shkruajti Presidenti Trump në median sociale.

Presidenti Trump tha se do të propozojë Gjeneralin Dan “Razin” Caine, po nga forcat ajrore, për t’u bërë shefi i ardhshëm i shtabit të përgjithshëm.

Presidenti Trump e ndërmori këtë hap megjithë mbështetjen e fortë për Gjeneralin Brown ndër ligjvënës kryesorë dhe një takim që u duk se ishte miqësor në mesin e muajit dhjetor, kur ata u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë lojës së futbollit amerikan ndërmjet Ushtrisë dhe Marinës. Gjenerali Brown takohej rregullisht me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili mori drejtimin e Pentagonit vetëm katër javë më parë./VOA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?