Trump: Së shpejti me 5 milionë dollarë kushdo mund të bëhet qytetar i SHBA-së

Trump: Së shpejti me 5 milionë dollarë kushdo mund të bëhet qytetar i SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të martën se SHBA-ja do të fillojë të shesë “karta të arta” për të pasurit e huaj, duke ju dhënë atyre të drejtën të jetojnë dhe të punojnë në SHBA dhe duke iu ofruar një rrugë drejtë nënshtetësisë në këmbim të një pagese prej […]

“Do të shesim një ‘kartë të artë’, ke Green Card, kjo është ‘kartë e artë’, ne do të vendosim një çmim për atë kartë në rreth 5 milionë dollarë dhe do të iu jap privilegjet e Green Cardës, plus do të jetë një rrugë drejt nënshtetësisë, dhe njerëzit e pasur do të vinë në vendin tonë për të blerë këtë kartë”, ka deklaruar Trump, nga Zyra Ovale.

Trumpi ka theksuar se shitja e këtyre kartave do të fillojë brenda dy javëve dhe ka sugjeruar se miliona karta të tilla mund të shiten, raporton koha.net.

I pyetur nëse ai do të konsideronte shitjen e tyre për oligarkët rusë, Trump u përgjigj duke thënë “po, me shumë gjasë, njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë”.

Sekretari i Tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick, i cili qëndronte afër Trumpit, ka deklaruar se karta do të zëvendësoj programin qeveritar të vizave për investitorët imigrantë EB-5, e cila i lejon investitorët e huaj të investojnë para në projektet e SHBA-së që krijojnë vende pune dhe pastaj aplikojnë për viza për të imigruar në SHBA.

“Ata do të duhet të kalojnë përmes vetingut, gjithsesi, për t’u siguruar se janë qytetarë të mrekullueshëm botëror”, ka shtuar Lutnick.

Krijuar nga Kongresi në vitin 1992, programi EB-5 mund të garantojë Green Card për imigrantët që bëjnë një investim minimal prej 1,050,000 dollarësh, apo 800,000 dollarësh në zonat ekonomike të kufizuara të quajtura zona të caktuara punësimi, për të krijuar vende pune për punëtorët amerikanë, sipas webfaqes së Shërbimeve për Nënshtetësi dhe Imigrim në SHBA.

Biznese të lidhura me Trumpin dhe familjen e tij po ashtu kanë përdorur programin për të financuar zhvillime të mëdha të pronave.

Programi ka marrë kritika nga dy partitë kryesore nga ligjvënësit në Kongres gjatë mandatit të parë të Trumpit, shumë prej tyre kanë thënë se programi ka devijuar nga qëllimet e tij dhe ka nevojë për reformë.

Administrata e Trumpit në vitin 2019 ka rritur minimumin e investimit në zonat e caktuara ekonomike në 900,000 dollarë dhe në 1.8 milionë dollarë në zonat e tjera, por një gjykatës federal e ka ndaluar ndryshimin në vitin 2021.

Për herë të fundit programi ishte rivendosur në vitin 2022 gjatë administratës së Bidenit, me rritjen e minimumit të kërkuar në nivelet e tanishme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?