Trump në Mëngjesin e Lutjeve, thirrje që amerikanët të rikthejnë Zotin në jetët e tyre

Trump në Mëngjesin e Lutjeve, thirrje që amerikanët të rikthejnë Zotin në jetët e tyre

Presidenti Donald Trump tha të enjten se marrëdhënia e tij me fenë ka “ndryshuar” pas dy tentativash të dështuara për ta vrarë vitin e kaluar. Komentet zoti Trump i bëri në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve që u mbajt në Kapitol, ku bëri thirrje që amerikanët “të rikthejnë Zotin në jetën tyre”. Presidenti Trump iu bashkua […]

Presidenti Trump iu bashkua një tradite më shumë se 70 vjeçare të Uashingtonit, që bën bashkë ligjvënës nga të dy partitë.

“Besoj vërtet se nuk mund të jesh i lumtur pa fenë, pa besimin”, tha Presidenti Trump. “Le ta kthejmë fenë e Zotin në jetët tona“, shtoi ai.

Duke iu referuar atentatit ndaj tij në Butler të Pensilvanisë vitin e kaluar, kur një plumb e plagosi në veshin e djathtë, Presidenti Trump u tha ligjvënësve dhe të pranishmëve në sallë, se ngjarja e ndryshoi.

“Ndihem edhe më i fortë. Besoj në Zot, por e ndjej më fort këtë gjë. Diçka ndodhi“, shtoi ai.

Më pas ai iu drejtua me shaka të pranishmëve duke thënë se fatmirësisht plumbi nuk ia prishi flokët, gjë që shkaktoi të qeshura mes tyre.

Presidenti, i cili është një i krishterë që nuk ndjek një degë të caktuar të kësaj feje, e quajti lirinë fetare “pjesë të themelit të jetës së amerikanëve” dhe bëri thirrje për mbrojtjen e saj me “përkushtim absolut”.

Presidenti Trump dhe administrata e tij kanë patur mospajtimeve me udhëheqës fetarë, sikurse rasti i Peshkopes Mariann Budde, e cila një ditë pas inaugurimit të tij, bëri thirrje për mëshirë për anëtarët e komunitetit LGBTQ+ si dhe emigrantët e paligjshëm që ndodhen në vend.

Nënpresidenti JD Vance, i cili është katolik, është përplasur me drejtues kryesorë të kishës që frekuenton, mbi çështje të emigracionit.

Shumë klerikë në të gjithë vendin janë të shqetësuar që tashmë zyrtarët federalë lejohen të hyjnë edhe në kisha, për aksionet e tyre kundër emigrantëve të paligjshëm.

Presidenti republikan mbajti një fjalim provokues në Mëngjesin e Lutjeve, i fundit në mandatit të tij të parë.

Atë vit takimi u zhvillua një ditë pasi Senati e shpalli të pafajshëm pas ngritjes së akuzave në Kongres që synonin shkarkimin e tij.

“Nuk më pëlqejnë njerëzit që përdorin besimin si justifikim për të bërë atë që ata e dinë se është e gabuar“, tha zoti Trump gjatë fjalës së tij duke iu referuar komenteve Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në atë kohë, demokrates Nancy Pelosi, e cila tha publikisht se lutej për Donald Trump-in, si dhe Senatorit Mit Romney, i cili kishte përmendur fenë e tij, në vendimin për të votuar pro shpalljes fajtor nga Senati të zotit Trump.

Po në atë takim, duke mbajtur në dorë dy gazeta me kryetituj mbi rrëzimin e akuzave ndaj tij, Presidenti Trump shtoi se: “nuk më pëlqejnë njerëzit që thonë: “Lutem për ty, kur e dinë se nuk është kështu”.

Dwight D. Eisenhower ishte presidenti i parë që mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, në shkurt të vitit 1953. Më pas çdo president amerikan ka mbajtur fjalim në këtë organizim.

Këtë vit, bashkëkryesues nderi i Mëngjesit të Lutjeve janë Senatorja demokrate Maggie Hassan dhe Senatori republikan Roger Marshall.

Në vitin 2023, Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u nda në dy aktivitete, një në Kapitol, ku morën pjesë kryesisht ligjvënës dhe zyrtarë qeveritarë dhe një aktivitet më i madh privat që mblodhi në një hotel me mijëra vetë.

Ndarja ndodhi pasi ligjvënësit kërkuan të distancohen nga grupi fetar që për dekada ka organizuar aktivitetin më të madh në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve, për shkak të pikëpyetjeve lidhur me mënyrën e organizimit të tij dhe se si po financohej.

Në vitin 2023 dhe 2024, Presidenti demokrat Joe Biden foli në aktivitetin që u mbajt në Kapitol dhe komentet e tij u transmetuan drejtpërdrejt edhe në aktivitetin tjetër. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?