Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu fjalimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara. Incidenti ndodhi ndërsa lideri britanik po përgjigjej në një pyetje për kërcënimet e udhëheqësit amerikan se do ta bëjë Kanadanë shtetin […]

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu fjalimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara.

Incidenti ndodhi ndërsa lideri britanik po përgjigjej në një pyetje për kërcënimet e udhëheqësit amerikan se do ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-ve.

I kërkuan Starmerit nëse ai ose Mbreti Charles III-të ishin të shqetësuar për retorikën e Trumpit ndaj një anëtari të Commonwealth-it, në fund të vizitës në Shtëpinë e Bardhë, e cila përfshinte disa takime për tema si tregtia dhe lufta në Ukrainë.

Udhëheqësi britanik tha se tema e Kanadasë nuk ishte përmendur gjatë këtyre bisedimeve dhe po përpiqej të theksonte miqësinë historike ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.

 

“Po përmendni Kanadanë. Mendoj se po përpiqeni të krijoni një ndarje mes nesh që nuk ekziston, ne jemi ndër popujt më të afërt dhe kishim një bisedë të shkëlqyer sot…”, nisi të thoshte Starmer. Trump e ndërpreu menjëherë me fjalët “mjaft, faleminderit” dhe kaloi te një gazetar tjetër.

Në përgjigje të akuzave të Trumpit në rrjetin social X, u shfaq profili Rapid Response 47, i cili është një nga profilet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Rapid Response 47 ndau një video nga një kënd më i largët, ku shihet si presidenti amerikan shikon gazetarin ndërkohë që ndërpret kryeministrin britanik.

“Presidenti Trump ndërpreu gazetarin që donte të krijonte një ndarje mes dy liderëve, ju moronë”, shkruanin ata.

Në përshkrimin e profilit thuhet se ai është krijuar për të mbështetur agjendën e Trumpit “Amerika e para” dhe për “përgjigje të shpejtë” ndaj lajmeve të rreme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?