Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale

Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia. “Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës […]

“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, ka thënë Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.

“Po përpiqem t’i rikthej paratë”.

Trump i ka bërë këto komente teksa vazhdojnë negociatat mes Uashingtonit dhe Kievit për një marrëveshje që parasheh qasjen amerikane në mineralet e Ukrainës, përfshirë ato që janë të domosdoshme për prodhim të baterive për makina elektrike dhe pajisje tjera teknologjike.

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka udhëtuar në Kiev më herët gjatë javës dhe është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka thënë më vonë se Zelensky e kupton se sa është i rëndësishëm për SHBA-në nënshkrimi i marrëveshjes.

Kellogg e lavdëruar Zelenskyn si burrë “guximtar”.

Trump u ka thënë mbështetësve në Konferencën e Konservatorëve se beson që marrëveshja mund të arrihet.

“Do t’i rikthejmë paratë tona, sepse nuk është e drejtë”, ka thënë ai.

“Do ta shohim, por besoj që jemi shumë afër marrëveshjes, dhe është mirë nëse jemi afër”.

Sipas një dokumenti të propozuar, SHBA-ja do të fitonte qasje në mineralet e Ukrainës për të kompensuar ndihmën e ndarë për Kievin.

Zelensky është raportuar të ketë hezituar në nënshkrim të marrëveshjes në fillim, mirëpo të shtunën është raportuar se ai është duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të versionit të fundit të marrëveshjes.

E përditshmja amerikane The New York Times ka thënë se disa prej kushteve janë edhe më të ashpra sesa në draftin e parë.

Sipas propozimit të fundit, në të cilin gazeta ka thënë se ka pasur qasje, Ukraina do t’i japë qasje SHBA-së në minerale në vlerë të 500 miliardë dollarëve.

Ruslan Stefanchuk, kryetar i Parlamentit të Ukrainës, ka thënë për mediat ukrainase se një grup do të angazhohet për këtë marrëveshje më 24 shkurt, por që Ukraina dëshiron të pranojë garanci specifike të sigurisë, në këmbim të qasjes në minerale, sipas New York Times.

Strategjia diplomatike e Trumpit kundrejt Rusisë, përfshirë mundësinë e organizimit të një samiti mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, e ka alarmuar Ukrainën dhe Evropën për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që nuk do të jetë në të mirën e tyre.

Konflikti në Ukrainë ka arritur në fazë kritike në prag të shënimit të trevjetorit të nisjes së tij, pasi raportohet se forcat ushtarake të Kievit janë duke u tërhequr nga disa pjesë të vijës së frontit./RadioEvropaeLirë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?