“Trafikim me njerëz”: Prokuroria nis hetimet për gruan me të meta mendore që dyshohet se dhunuar fizikisht në Gjilan

“Trafikim me njerëz”: Prokuroria nis hetimet për gruan me të meta mendore që dyshohet se dhunuar fizikisht në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore. Sipas njoftimit që ka bërë sot Prokuroria, Policia e Kosovës është autorizuar që të ndërmarrë veprime hetimore pas postimit të qytetarëve në […]

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore.

Sipas njoftimit që ka bërë sot Prokuroria, Policia e Kosovës është autorizuar që të ndërmarrë veprime hetimore pas postimit të qytetarëve në rrjetin social, Facebook.

Rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, Esat Shala, të martën ka publikuar fotografitë e një gruaje që sipas tij, dyshohet se dhunohet fizikisht dhe përdoret seksualisht.

Sipas postimit të Shalës, Adilja vuan nga probleme mendore dhe detyrohet të kërkojë lëmoshë nga disa persona, ku në qoftëse ajo nuk arrin pazare të mjaftueshme, ata ushtrojnë dhunë fizike e seksuale mbi të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?