Tara në tension me Gjykatën Speciale, vazhdon të mos përgjigjet: Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti

Tara në tension me Gjykatën Speciale, vazhdon të mos përgjigjet: Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti

Seanca ku po dëshmon Ismet Tara, i njohur si komandant “Hoxha”, është shoqëruar me tensione. Tara ka refuzuar të japë dëshmi pa u paraqitur një dokument, të cilin ai e cilëson si vendimtar për integritetin e tij, shkruan Periskopi. Ismet Tara ka kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij […]

Seanca ku po dëshmon Ismet Tara, i njohur si komandant “Hoxha”, është shoqëruar me tensione. Tara ka refuzuar të japë dëshmi pa u paraqitur një dokument, të cilin ai e cilëson si vendimtar për integritetin e tij, shkruan Periskopi.

Ismet Tara ka kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkthimet e dëshmisë së tij që e kishte dhënë për ZPS-në me 2019-ën.

Dëshmitari Tara kërkoi nga gjykatësit të iu paraqitet ky dokument ose përndryshe ai nuk do të flas

Edhe pas kësaj kërkese, Tara ka vazhduar të mos përgjigjet duke instituar që gjykatësit të ja tregojnë dokumentin.

“Asnjë pyetje nuk i përgjigjem derisa të paraqitet dokumenti. Dyshimi im është që kjo është gjykatë e korruptuar. Nuk do ti përgjigjem asnjë pyetje”, tha Tara.

Trupi gjykyes ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë: ”Mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni”.

Komandat Hoxha vazhdoi të refuzoi të përgjigjet pavarësisht pyetjeve që i parashtronte prokurorja e ZPS-së.

“Edhe po të vritem nuk flas më pa mu prezantuar dokumenti”, tha Tara.

Ndryshe, në deklaratën e tij, Tara theksoi se dokumenti në fjalë e përshkruan atë si “tradhtar i kombit”.

“Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal prej këtu. Unë pa kësaj dëshiroj prej gjykatësit, të më paraqitet dokumenti im, në të cilin kam ngritur dyshimet e mija në lidhje me intervistën time para hetuesve në 2019”.

“Mund të kërkoni ju çdo gjë, por unë prej këtij momenti në qoftë se ai dokument që ka ngritur shqetësimin tim, që ka rrezikuar jetën dhe të 10 familjarëve të mi dhe që në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe i heronjve të mi dhe gjithë asaj popullate të masakruar dhe të larguar nga Kosova. Unë nuk do të japi asnjë njohur pa shqyrtuar ky dokument. Dhe pa u pastruar komandat Hoxha. Ta dini që prej këtij momenti nuk flas asgjë. Mund të më thirrini, seanca do të mbyllet që këtu. Ose do të vazhdoni, un asnjë përgjigje nuk do të flas derisa nuk shqyrtohet dokumenti”, ka thënë Tara në Speciale.

Gjykatësi i kërkoi të vazhdonte dëshminë, por Tara deklaroi se nuk do të fliste më derisa dokumenti të shqyrtohej

“Sot përgjigju pyetjeve zoti Tara. Kur të përfundosh dëshminë, do të japim mundësim të bësh një deklaratë”, ka thënë gjykatësi./Periskopi/

Tensione në Hagë, komandanti Ismet Tara: Ose shfaqeni dokumentin, ose nuk jap asnjë përgjigje

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?