Takimi me Macron, Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes me Ukrainën për mineralet

Takimi me Macron, Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes me Ukrainën për mineralet

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për mineralet me Ukrainën. Komentet Presidenti Trump i bëri ndërsa priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime që u përqëndruan tek perspektiva për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mes dallimesh të forta rreth […]

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për mineralet me Ukrainën.

Komentet Presidenti Trump i bëri ndërsa priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime që u përqëndruan tek perspektiva për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mes dallimesh të forta rreth mënyrës se si duhet të shkohet tek ky objektiv.

Presidenti Trump tha se marrëveshja ishte “shumë pranë”. Ai tha se mund të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme për ta nënshkruar atë.

“Ai mund të vijë këtë javë ose javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen, një gjë e mirë kjo” tha Presidentit Trump. Ai shtoi se do të takohej gjithashtu me Presidentin rus Vladimir Putin në një moment të caktuar.

Macron tha se Evropa ishte e përgatitur për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, përfshirë trupa paqeruajtëse, në rast të një armëpushimi.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin idenë e dërgimit të trupave paqeruajtëse evropiane dhe tha se ai e kishte ngritur këtë çështje edhe me zotin Putin dhe ky i fundit kishte rënë dakord ta pranonte atë. I pyetur nëse Ukraina duhet të jetë e gatshme t’i lëshojë territor Rusisë si pjesë e një marrëveshje të negociuar për t’i dhënë fund luftës, Presidenti Trump tha se: “do ta shohim” duke vënë në dukje se bisedimet sapo kishin filluar.

Presidenti Macron është udhëheqësi i parë evropian që vjen për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin Trump që nga marrja e detyrës një muaj më parë. Ai ishte në Shtëpinë e Bardhë për një seancë në mëngjes me udhëheqësit e tjerë të Grupit të Shtatëshes, ku u diskutua mbi Ukrainën. Video-konferenca zgjati 1 orë e 45 minuta.

Të enjten në Uashington do të vijë edhe Kryeministri britanik Keir Starmer, vizitë që vjen mes shqetësimesh në Evropë mbi qëndrimin e ashpër të Presidentit Trump ndaj Ukrainës.

Zoti Macron dhe zoti Starmer do të përpiqen të bindin Presidentin Trump të mos nxitojë për një marrëveshje armëpushimi me çdo kusht me Presidentin rus Vladimir Putin, si edhe ta mbajë Evropën të përfshirë bisedime si dhe të diskutojë mbi garancitë ushtarake për Ukrainën./euronews

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit