Sulmohet patrulla e policisë së Kosovës gjatë përpjekjes për të parandaluar një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut

Sulmohet patrulla e policisë së Kosovës gjatë përpjekjes për të parandaluar një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar gjatë tentativës për të parandaluar një rast të kontrabandës me mallra që vinin nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës.  Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00,  teksa njësia e Task Forcës gjatë realizimit të detyrave zyrtare ka pranuar informacione për hyrjen e mallrave […]

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00,  teksa njësia e Task Forcës gjatë realizimit të detyrave zyrtare ka pranuar informacione për hyrjen e mallrave të ndryshme kontrabandë përmes rrugëve malore.

Policia ka ndaluar një automjet me targa SK nga Maqedonia e Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.

Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare.

Siç bëhet e ditur, njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Njoftimi i plotë:

Parandalimi i një tentative për kontrabandë me mallra në kufirin lindor
Prishtinë, 26 shkurt 2025

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me zyrtarët doganorë kanë parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës.

Më datë 26.02.2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës gjatë realizimit të detyravezyrtare ka pranuar informacione për hyrjen e mallrave të ndryshme kontrabandë përmes rrugëve malore. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është ndaluar automjeti i dyshuar Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.

Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare.

Si rezultat i këtij incidenti, personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe kontrabandës, duke siguruar rend dhe ligj në të gjitha zonat kufitare të vendit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?