Stavileci, PDK: Nëse nuk keni votuar ende, bëjeni tani, mos e lini për më vonë

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka inkurajuar qytetarët që nuk kanë votuar ende ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre.Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se vota e secilit është forca e shpresës dhe garancia për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë. […]

“Secila votë është një hap përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur, drejt një shteti që kujdeset për qytetarët, për rininë, për ekonominë dhe për mirëqenien e secilit prej nesh. Ka mbetur edhe pak kohë, andaj, nëse nuk keni votuar ende, bëjeni tani! Mos e lini për më vonë, mos e lini për dikë tjetër – sot është dita kur secili prej nesh ka fuqinë të vendosë për drejtimin e Kosovës në vitet që vijnë. Dilni, votoni dhe bëhuni pjesë e festës! Një Kosovë më e zhvilluar është e mundshme dhe ajo po fillon sot, me votën tuaj!”, ka thënë ai.“Sot, po shkruajmë një kapitull të ri për vendin tonë – një kapitull të progresit, të mundësive dhe të zhvillimit!”, ka shtuar ai.

Stavileci ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë votuar deri më tani, duke theksuar se ata janë duke jetësuar vizionin për të ardhmen e Kosovës!“Kosova po tregon sot fuqinë e saj demokratike. Procesi zgjedhor po zhvillohet me pjesëmarrje të mirë dhe me një frymë të jashtëzakonshme optimizmi dhe shprese për të ardhmen. Deri në orën 15:00, qytetarët tanë po tregojnë përkushtim dhe përgjegjësi, duke dëshmuar se e ardhmja e vendit është në duart e tyre! Faleminderit secilit prej jush që tashmë keni votuar”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?