Shala: Rritja e çmimit të energjisë është pasojë e planifikimit jo të duhur, Qeveria duhet të ndërhyjë

Ferat Shala i PDK-së ka thënë se kërkesa për rritje të çmimit të energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një planifikimi jo të duhur ndaj kostove reale të operimit. Përmes një postimi në Facebook, Shala deklaroi se nënvlerësimi i kostove vitin e kaluar dhe shtyrja e trajtimit të tyre ka krijuar barrë financiare, që […]

Ferat Shala i PDK-së ka thënë se kërkesa për rritje të çmimit të energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një planifikimi jo të duhur ndaj kostove reale të operimit.

Përmes një postimi në Facebook, Shala deklaroi se nënvlerësimi i kostove vitin e kaluar dhe shtyrja e trajtimit të tyre ka krijuar barrë financiare, që tash duhet paguar nga konsumatorët.

“Kjo praktikë nuk është e drejtë dhe tregon për një menaxhim të dobët dhe të ndikuar, ku vendimet merren më shumë për arsye politike sesa në interes të konsumatorëve”, u shpreh Shala.

Tutje, ai deklaroi se ZRRE-ja duhet të jetë e kujdesshme, duke treguar transparencë dhe profesionalizëm në vlerësimin e aplikimeve tarifore nga operatorët.

Shala thotë se zgjidhje e gjithë kësaj është rritja e kapaciteteve të brendshme të prodhimit të energjisë, siç është era dhe dielli.

“Në këto rrethana, Qeveria duhet të ndërhyjë për të shmangur një barrë të menjëhershme mbi qytetarët. Ndikimet politike nga vitet e kaluara kanë sjellë sektorin energjetik në një situatë të vështirë, prandaj, kërkohet një qasje shtetërore më strategjike për të siguruar një sistem energjetik që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për konsumatorët.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?