Sërish nuk mbahet seanca urgjente për buxhetin e Gjilanit

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar për të dytën herë gjatë kësaj jave që të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025. Deputeti me i vjetër i kuvendit […]

Deputeti me i vjetër i kuvendit komunal që e udhëhoqi këtë seancë në mungesë të kryesuesit, Ismajl Kurteshi, ka bërë thirrje që buxheti i komunës të votohet për të mirën e qytetarëve.

Ai i ka bërë thirrje edhe kryetarit të komunës që të harmonizojë buxhetin në konsultim me opozitën dhe i ka bërë thirrje edhe opozitës që ta votojë atë.

“Ka mbetur edhe dy ditë mundësi për të votuar buxhetin e komunës që është shumë i nevojshëm për qytetarët. Leni konferencat për shtyp që e duam Gjilanin. Për shkak të mungesës së kuorumit duhet ta mbyllim mbledhjen. Leni konferencat e hyni punës votoni buxhetin. ”, ka thënë ai, raporton EO.

Ndërkaq kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, në një konferencë për media të mbajtur dje ka njoftuar që të enjten, me datë 27 shkurt, LDK do ta votojë buxhetin.

”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?