“Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës”

“Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës”

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me propozimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, i cili pritet të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit dhe në sektorin privat. LBK, duke kundërshtuar rritjen e tarifave, […]

LBK, duke kundërshtuar rritjen e tarifave, thotë se kjo pritet të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit dhe në sektorin privat.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë ndjeshëm bizneset prodhuese dhe ato të shërbimeve, duke rritur kostot operative dhe duke ulur konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve të Kosovës si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Një vendim i tillë do të krijojë një efekt zinxhir, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe në fuqinë blerëse të qytetarëve”, thuhet në reagimin e LBK.

Tutje LBK thekson se një rritje e tillë e tarifave do të detyrojë bizneset të përballen me kosto shtesë, gjë që mund të çojë në rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ulje të investimeve dhe, potencialisht, humbje të vendeve të punës.

“Kjo do të ndikojë negativisht në stabilitetin ekonomik dhe në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Nëse rritja e çmimit të energjisë bëhet realitet, bizneset do të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke krijuar vështirësi për sektorin privat. Për më tepër, një situatë e tillë mund të ndikojë në uljen e eksporteve dhe në zvogëlimin e interesit të investitorëve të huaj për tregun tonë”.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të rishikojnë këtë propozim dhe të shqyrtojnë alternativa të tjera që nuk do të rëndojnë më tej bizneset dhe ekonominë e vendit. Prandaj, është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të shqyrtojnë me kujdes këtë çështje dhe të sigurojnë që bizneset të mos përballen me një barrë të papërballueshme financiare”.

Në fund të komunikatës thuhet se “LBK do të vazhdojë të mbrojë interesat e sektorit privat dhe të angazhohet për politika të qëndrueshme ekonomike që nxisin zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?