Reagon punëtori që dyshohet se e dëmtoi mijëra euro “Trepçën”: Kështu sikur ju, ka fabrikuar vetëm Serbia në kohën e Millosheviqit

Reagon punëtori që dyshohet se e dëmtoi mijëra euro “Trepçën”: Kështu sikur ju, ka fabrikuar vetëm Serbia në kohën e Millosheviqit

Ndërmarrja “Trepça” dje njoftoi se e ka larguar nga puna punëtorin Sherif Sinani, pasi i njëjti, sipas ndërmarrjes, ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës. Sipas “Trepçës”, Sinani i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes mbi 27 mijë euro dhe sipas tyre, i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të […]

Ndërmarrja “Trepça” dje njoftoi se e ka larguar nga puna punëtorin Sherif Sinani, pasi i njëjti, sipas ndërmarrjes, ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Sipas “Trepçës”, Sinani i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes mbi 27 mijë euro dhe sipas tyre, i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

E vetë Sinani, përmes një komenti në njoftimin e bërë nga “Trepça” për largimin e tij nga puna, ka thënë se pretendimet e ndërmarrjes janë të rrejshme, teksa i ka bërë thirrje asaj që t’i publikojë faktet.

“Këto janë pretendime të rrejshme, nëse keni fakte atëherë publikoni pasqyrën financiare të Trepça Sh.A. Ta shohim kur, ku nga kush dhe kujt ju kanë paguar. Vërtetone nga ekspertë e jo nga komisionet e juaja të formuara me anëtarë labilë dhe amatorë”, shkroi Sinani mes tjerash.

Më tej, Sinani pretendimet e ndërmarrjes “Trepça”, i quajti fabrikime, e të cilat i krahasoi me kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

“Kështu sikur ju, ka fabrikuar vetëm Serbia në kohën e Millosheviqit. Edhe ashtu i përngjani, si duket e keni model Millosheviqin sepse disa nga ju i ka mbet merak koha e Millosheviqit dhe tash po e vazhdoni punën e tij”, tha më tej Sinani, teksa shtoi se sikur Millosheviqit që i erdhi fundi dhe punëtorët u kthyen në vendet e tyre të punës, njëjtë do të ndodhë sërish”, ka shkruar Sinani.

Ai tutje thotë se i takon Vetëvendosjes, teksa e kërcënon menaxhmentin se “nuk do t’ja falë kurrë”.

Ndërmarrja “Trepça”, dje tha se me datën 24.02.2025, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e Sherif Sinanit.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse”, tha ndërmarrja në njoftimin e djeshëm publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?