Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë foli sot në T7 për planin operativ të Policisë për ditën e zgjedhjeve. “Është procedurë standarde operative e policisë edhe ndërtimi ose hartimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve, por po ashtu edhe njoftimin paraprak të qytetarëve. Policia […]

“Është procedurë standarde operative e policisë edhe ndërtimi ose hartimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve, por po ashtu edhe njoftimin paraprak të qytetarëve. Policia ka bërë mirë edhe me planin edhe me njoftimin”, tha ai.

Ramadani tha se çështja e sigurisë në ditën e zgjedhjeve “nuk do të jetë temë”.

“Normalisht që çështja e sigurisë në ditën e zgjedhjeve, sa më shumë që demokratizohet Kosova, nuk do të jetë temë ose nuk do të jetë temë të cilës duhet t’i jepet vëmendje”, tha ai.

Ai i përgëzoi qytetarët për qetësinë që tha se e tregojnë çdoherë ditën e zgjedhjeve, të cilat tha se “zakonisht janë dhe duhet të jenë festë”.

“Duket që nuk ka pasur incidente që ia vlejnë të theksohen”, tha Ramadani.

Ai tha se mbetet për t’u parë se si dhe a do të funksionojë këtë herë mbledhja e votave në një qendër numërimi në secilën komunë.

“Qëllimi ka qenë së pari përshpejtimi i numërimit të votave për subjektet politike brenda ditës së votimit dhe së dyti, largimi i çfarëdo mundësie të manipulimit apo të ndryshimit të vullnetit të qytetarit, pra të votës për kandidatët brenda partive politike”, tha Ramadani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?