Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni – me votën tuaj e çojmë Shqipërinë në BE

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni – me votën tuaj e çojmë Shqipërinë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, kur mbeten edhe 22 ditë nga përfundimi i afatit. “11 maji do të jetë një vendim historik për faktin se për herë të parë shqiptarët e Europës […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, kur mbeten edhe 22 ditë nga përfundimi i afatit.

“11 maji do të jetë një vendim historik për faktin se për herë të parë shqiptarët e Europës dhe të mbarë botës do të votojnë nga jashtë kufijve, nga aty ku janë me postë. Por kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri në 4 mars. Sepse votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin është kohë e domosdoshme”, thotë Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehet se deri tani numri i të regjistruarve në faqen e KQZ-së është premtues por sipas Ramës “duhet të jetë shumë më i madh akoma”.

Rama thekson se vota e çdo emigranti që jeton jashtë vendit vlen pasi definon të ardhmen e Shqipërisë, që sipas tij në mandatin e 4-të të PS do të hedhë hapat përfundimtarë të anëtarësimit në BE.

“Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Votimi i çdo kujt që e sheh progresin e Shqipërisë tonë të përbashkët nga një distancë e arsyeshme, vlen. Dhe unë mezi pres të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Europës dhe të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme. Regjistrohuni, regjistrohuni, regjistrohuni dhe mos e lini për ditën e fundit, kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ-së dhe të bëhet pastaj shumë më e vështirë. Është fare e thjeshtë, nga kompjuteri, ose nga telefoni, disa minuta për tu bërë pjesë e një momenti historik në rrugën e demokracisë sonë”, nënvizon kryeministri./A2

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?