Qeveria zgjedh heshtjen përballë mundësisë së shtrenjtimit të rrymës

Qeveria zgjedh heshtjen përballë mundësisë së shtrenjtimit të rrymës

Shqetësimit që tek qytetarët ka shkaktuar lajmi se mund të shtrenjtohet energjia elektrike, nuk i është përgjigjur Qeveria. Zyrtarët qeveritarë nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin për kërkesat që qëndrojnë në sirtarin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Televizioni Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar një koment të Kryeministrit lidhur me kërkesat e KOSTT-it, […]

Zyrtarët qeveritarë nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin për kërkesat që qëndrojnë në sirtarin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Televizioni Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar një koment të Kryeministrit lidhur me kërkesat e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s, por pa sukses.

Ministria të cilën e udhëheqë Artane Rizvanolli, ajo e Ekonomisë ka zgjedhur të na tregoj se si funksionon ZRRE-ja, në vend se të japë një qëndrim për mundësinë e shtrenjtimit të rrymës.

“Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”, thuhet nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Qeveritarët citojnë saktë ligjin kur thonë se ZRRE-ja, të paktën me “letra”, është institucion i pavarur, por në përgjigjen e tyre harrojnë të cekin se anëtarët  e Bordit dhe Kryesuesi zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

Pikërisht, shefi aktual i Bordit, Ymer Fejzullahu, më 2 gusht 2021, në Kuvendin ku shumicë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, është votuar për këtë pozitë.

E, kur është fjala për komunikatën e lëshuar nga ZRRE, ajo pretendon se po spekulohet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“…Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sqaron edhe një herë opinionin publik se KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë paraqitur kërkesat për përshtatjen e të hyrave të lejuara për vitin 2025, të cilat janë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), në përputhje me kërkesat ligjore. Aplikimet janë publikuar në faqen elektronike të ZRRE-së, ashtu siç janë pranuar, dhe mund të konsultohen nga publiku…”.

Në komunikatën me pesë paragrafe, me asnjë argumentim, askund nuk vihen në dyshim raportimet e mediave se është kërkuar shtrenjtimi i rrymës, por shpjegohen procedurat, të cilat sigurisht janë të zakonshme dhe kanë ndodhur para çdo vendimi për shtrenjtim të rrymës./Dukagjini

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?