Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska do t’i angazhonte diplomatët dhe shërbimet e inteligjencës për t’i penguar tentimet e tilla. Duke folur para Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), pasardhësit të KGB-së sovjetike – dikur agjenci […]

Duke folur para Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), pasardhësit të KGB-së sovjetike – dikur agjenci e drejtuar nga Putin – presidenti rus ka thënë se është i kënaqur me përparimin që po bëhet për rindërtimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ndonëse është shumë herët.

“E theksoj që kontaktet e para me administratën e re amerikane sinjalizojnë një lloj shprese. Ka disponim reciprok që të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet mes dy qeverive dhe që gradualisht të zgjidhim numrin e madh të problemeve strategjike që janë krijuar në arkitekturën e sigurisë në botë”, ka thënë Putin.

Ai ka folur me tone pozitive edhe për faktin që “partnerët aktualë” të Rusisë kanë demonstruar atë që ai e ka përshkruar si pragmatizëm dhe realizëm, dhe se janë duke braktisur ‘klishetë ideologjike” të paraardhësve të tyre, që sipas tij, kanë shkaktuar krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mirëpo, Putin ka thënë se është e qartë se jo të gjitha shtetet janë për përmirësim të marrëdhënieve në mes të dy fuqive më të mëdha bërthamore.

“E kuptojmë se jo të gjithë janë të lumtur me rikthimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura që të ruajnë jostabilitetin në botë, dhe këto forca do të tentojnë të prishin dialogun që ka nisur”, ka thënë Putin.

Ai nuk e ka përmendur ndonjë vend me emër, mirëpo komentet e tij duken se ishin referencë për Bashkimin Evropian dhe Britaninë, të cilat kanë thënë se janë të shqetësuara për mundësinë që Rusia dhe SHBA-ja t’i japin fund luftës në Ukrainë, pa e pasur Kievin dhe BE-në në tavolinën negociuese, dhe që Uashingtoni do të mund të jetë i butë ndaj Moskës./RadioEvropaeLirë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?