Publikohet raporti: VV me më së shumti kandidatë që kanë probleme me ligjin, PDK asnjë

Publikohet raporti: VV me më së shumti kandidatë që kanë probleme me ligjin, PDK asnjë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit, në këtë raport janë publikuar të dhëna rreth kandidatëve që kanë problem me ligjin, si dhe një vlerësim i […]

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit, në këtë raport janë publikuar të dhëna rreth kandidatëve që kanë problem me ligjin, si dhe një vlerësim i programeve të subjekteve, me focus në sundimin e ligjit.

Sipas raportit, vërehet se Lëvizja Vetëvendosje ka më së shumti kandidatë për deputet që kanë probleme me ligjin, gjithsej 14 prej tyre.

Koalicioni AAK-Nisma ka tetë kandidatë me problem me ligjin, LDK një, ndërsa PDK-asnjë.

“Sa i përket listave të kandidatëve, të cilët kanë probleme me ligjin, në kuptimin e aktakuzave aktive dhe dënimeve, tre subjekte politike: 1) Lëvizja Vetëvendosje; 2) koalicioni AAK-Nisma; dhe 3) Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë përfshirë në listat e tyre gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin, që përbëjnë rreth 7% të totalit të kandidatëve të tyre. Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh me 14 kandidatë (12.72% e listës), ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka përfshirë tetë kandidatë (7.27%), dhe LDK një kandidat.

Nga 23 kandidatët për deputetë me probleme ligjore, 16 prej tyre përballen me aktakuza aktive, ndërsa tetë kanë dënime të formës së prerë. Në total, ndaj këtyre kandidatëve janë ngritur 20 aktakuza për 21 vepra penale, që përfshijnë veprat penale të korrupsion si “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ashtu edhe vepra të tjera penale, si përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (nëntë raste), mbajtja e paautorizuar e armëve (pesë raste), pengimi apo sulmi ndaj personave zyrtarë dhe vepra të tjera të natyrës kriminale” – thuhet në raport.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?