Pse nuk iu mundësua vizita Thaçit në Kosovë? Flasin nga Gjykata Speciale

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar edhe kërkesa e dytë për vizitë humanitare në Kosovë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, në rastin kundër administrimit të drejtësisë.       Në një përgjigje për Tëvë1, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se pasi babai i Thaçi […]

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar edhe kërkesa e dytë për vizitë humanitare në Kosovë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Në një përgjigje për Tëvë1, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se pasi babai i Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka ndonjë rrezik për jetë atëherë është marrë ky vendim pasi Thaçi nuk ka treguar arsye për lirimin e tij të përkohshëm.

“Z. Thaçi më 14 shkurt 2025 ka paraqitur kërkesë për lirim të përkohshëm për arsye humanitare. Duke balancuar të gjithë faktorët relevantë, duke përfshirë fazën e procedurës, akuzat me të cilat përballet z. Thaçi si dhe faktin se babai i z. Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka asgjë që tregon se gjendja e tij shëndetësore është, në këtë moment, një krizë akute ose rrezik për jetën, gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se, në rrethanat aktuale, z. Thaçi nuk ka treguar arsye për lirimin e tij të përkohshëm”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Thaçi kishte kërkuar përmes mbrojtjes së tij lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë në mënyrë që të iu mundësohet ta vizitojë babain e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?