Prokuroria u tërhoq nga dëshmia: Çka ndodhi në seancën e tensionuar – komandant Hoxha edhe sot para gjykatës

Prokuroria u tërhoq nga dëshmia: Çka ndodhi në seancën e tensionuar – komandant Hoxha edhe sot para gjykatës

Prokuroria e Specializuar në Hagë është tërhequr nga dëshmia e komandantit të UÇK-së, Ismet Tara. Tash dëshmitë e tij në të kaluarën, pritet të pranohen si prova, sipas kërkesës së prokurores. Krejt kjo pasi Tara refuzoi të dëshmonte, pa iu shfaqur një dokument të cilin e kërkoi nga mëngjesi i djeshëm. Dokumenti përbënte akuza që […]

Dokumenti përbënte akuza që Tara thotë se ia kanë veshur, kinse ai ka akuzuar UÇK-në për krime të ndryshme. Kjo e vendosi mbrojtjen në situatë të vështirë, pasi nuk pati mundësi ta sfidojë këtë raport.

Ky dokument, sipas Tarës, kishte gabime nga “hetues kriminelë” të cilët ia rrezikuan jetën.

“Nuk besoj që dëshmitari do të përgjigjet, andaj kërkoj të pranohen deklaratat e kaluara që i ka dhënë”, tha prokurorja.

Mbrojtja e Veselit dhe Thaçit theksuan se kjo është shkelje, pasi që të akuzuarit nuk kanë mundësi të ballafaqojnë dëshmitarin.

Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që Tarës nuk iu bë vonë.

“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem nuk flas më”, tha Tara.

“Përgjigjet i kam dhënë 2019, i qëndroj prapa. Pa u shqyrtuar ky dokument unë nuk flas. Unë do të flas pas shqyrtimit të këtij problemi tim, pasi ka rrezikuar nderin tim kombëtar, dhe familjen time 10-anëtarëshe. Do t’i dëgjoni të gjitha përgjigjet, pas shqyrtimit të këtij problemi”, tha dëshmitari Tara në Hagë.

Ai i ka quajtur hetuesit kriminelë, ata të cilët e kanë intervistuar në vitin 2019.

“E kam bërë se unë jam në gjendje të përgjigjem në çdo pyetje, por hapjes së këtij dokumenti. Se çka kanë bërë ish-hetuesit e mi, që unë i quaj kriminelë hetues. Më kanë shpallur tradhtarë të kombit me një dokument që nuk e kam lexuar, nënshkruar dhe kurrë nuk është më paraqitur”, tha Tara.

“Unë nuk flas më, mos bëni pyetje. Dua dokumentin që të bëhet i ditur për popullin tim se çka po punohet në këtë gjykatë”, tha Tara.

Pasi një dokument u publikua, Tara tha se është mashtruar dhe nuk është lojë.

“Ma keni ndërruar dokumentin, nuk është ai që kam lexuar. Dokumenti është nënshkruar prej intervistuesve të mi, pa dijeninë time, pa më njoftuar. Nuk i besoj kësaj Gjykate. Këtë dokument keni provuar ta ndryshoni. Nuk i besoj asgjë më kësaj Gjykate, nuk flas asgjë. Më kanë paraqitur si tradhtarë të Kosovës, ky është dokument që kurrë nuk ma keni paraqitur. Nuk ma keni dhënë as numrin, dhe kam dyshuar se ky dokument është humbur, nëse nuk paraqitet para meje. Nuk jam këtu lojë, kam bërë luftë çlirimtare për popullin tim. Nuk kam lojë, nuk i frikësohem askujt”, tha dëshmitari Tara.

Gjyqtari e paralajmëroi edhe për masa të tjera.

“Nëse ti refuzon, ka procedura të tjera, dhe kështu të pranohet edhe ai dokumenti. Është në favorin tuaj, të vazhdojmë me pyetjet dhe ta diskutojmë dokumentin për të cilin keni shqetësime. Nëse ti refuzon të përgjigjesh, atë dokument do ta pranojë trupi gjykues pa komentuar ti”, tha gjyqtari Smith.

Ai reagoi më pas në rrjete sociale, duke deklaruar se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Në një postim në Facebook, Tara theksoi se këto akuza janë të përgatitura nga “kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e Vaso Čubrilović dhe Dobrica Ćosić”, në bashkëpunim me “spiunë shqiptarë të UDB-së serbe”, me qëllim që, sipas tij, të jenë më bindëse për Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Ai bëri të ditur se sot do të dëshmojë në gjykatë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e [Vaso Čubrilović] dhe [Dobrica Ćosić], në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?