Presidenti Trump vë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Presidenti Trump vë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata […]

Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku me ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ende nuk dihen emrat e individëve të sanksionuar.

Në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit Trump, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj prokurores së atëhershme Fatou Bensouda dhe një prej ndihmësve të saj kryesorë lidhur me hetimet ndaj trupave amerikane nën dyshimet për krime lufte në Afganistan.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, ICC, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e çdo pasurie në Shtetet e Bashkuara të individëve të përcaktuar në listën e sanksioneve dhe ndalimin e tyre dhe familjeve të tyre që të futen në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e përhershme me 125 anëtarë mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit kundër territorit të vendeve anëtare ose nga shtetasit e tyre. Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Izraeli nuk janë anëtare të kësaj gjykate.

Presidenti Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv pasi senatorët demokratë bllokuan javën e kaluar një përpjekje republikane për të miratuar një legjislacion që përcaktonte sanksione ndaj gjykatës.

Gjykata ka marrë masa për të mbrojtur punonjësit e saj nga sanksionet e mundshme amerikane, duke ua paguar rrogat tre muaj paradhënie, ndërsa pritet të përballet me kufizime financiare që mund të dëmtojnë funksionimin gjykatës për krimet e luftës, thanë muajin e kaluar burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Vitin e kaluar në dhjetor, presidentja e gjykatës, gjyqtarja Tomoko Akane, paralajmëroi se sanksionet do të “dëmtonin me shpejtësi operacionet për të gjitha situatat dhe çështjet, si dhe do të rrezikonin vetë ekzistencën e saj”.

Rusia gjithashtu ka vënë në shënjestër gjykatën. Në vitin 2023, GJNP-ja lëshoi një urdhër arresti për presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar për krim lufte lidhur me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Rusia i ka ndaluar hyrjen kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan dhe e ka vendosur atë dhe dy gjyqtarë të tjerë në listën e personave të kërkuar./ VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?