Policia gjermane në kërkim të vëllait të Besar Nimanit, avokati thotë se do të vetëdorëzohet

A ishin të shtënat një akt hakmarrjeje? Aktualisht policia është vënë në kërkim të Berat Nimanit, vëllait të boksierit të ndjerë ndjerë Besar Nimani. Ai konsiderohet i dyshuar dhe mund të ketë qenë i përfshirë në të shtënat që ndodhën ditën e djeshme. Në ditën e parë të gjyqit, Berat Nimani tha për mediumin gjerman […]

Në ditën e parë të gjyqit, Berat Nimani tha për mediumin gjerman BILD: “Një nga vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vdekja e tij ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme.”

Avokati i tij, Peter Wüller u deklarua për BILD: “Kam pasur disa kontakte me Nimanin menjëherë pas aktit tepër gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja atë.”

Ai ka thënë se klienti i tij do të dorëzohet në ditët në vijim.

“E gjithë situata është shumë konfuze,” thotë avokati. “Pasi të kem marrë një pasqyrë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici dhe do të dorëzohet”. Kjo do të ndodhte në ditët në vijim, por ndoshta jo këtë javë.

Gjatë ditës së djeshme, një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, i akuzuar për vrasjen e Nimanit në mars të vitit 2024.

Dy nga të plagosurit janë identifikuar si familjarë të të pandehurit. /Reporteri.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?