Petritsch krahason zgjedhjet e fundit në Kosovë me Austrinë: Askush s’dëshiron të hyjë në koalicion me fituesin

Petritsch krahason zgjedhjet e fundit në Kosovë me Austrinë: Askush s’dëshiron të hyjë në koalicion me fituesin

Wolfgang Petritsch, i cili ishte i dërguari special i BE-së për Kosovën në fund të viteve 1990 ka folur për zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt, ku ka bërë një paralele me situatën në Austri dhe ka vërejtur se askush nuk dëshiron të hyjë në koalicion me fituesin. Teksa ka deklaruar […]

Teksa ka deklaruar se rezultati ishte i pritshëm, ai ka këshilluar një qeveri shumëpartiake, me përfshirjen e komunitetit serb.

Ai sqaron se Kurti është ende figura më e fortë e komunitetit shqiptar në Kosovë, por mbështetja po zbehet, gjë që, sipas tij, është një zhvillim normal në një demokraci, duke përmendur si shembull Austrinë.

“Paralelja tjetër me Austrinë është se me sa duket asnjë parti tjetër nuk dëshiron të bëjë koalicion me të. Ky është një minus për kreun e partisë. “Ne e shohim këtë edhe në Austri, ku një parti ekstremiste e krahut të djathtë nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri” krahason Petritsch.

Pa dashur të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, ai këshillon që opozita të përpiqet të bashkëpunojë dhe të formojë qeveri.

Ai po ashtu thekson se do të ishte e rëndësishme që komuniteti serb të përfshihet, por edhe komunitetet tjera të ndjehen të përfaqësuara në një qeveri të tillë shumëpartiake.

“Arsyeja pse unë favorizoj një qeveri shumëpartiake është se Kosova ka nevojë për një gatishmëri për kompromis. Gatishmëria e brendshme për kompromis, kryesisht përtej kufijve etnikë. Sigurisht, ka gjithashtu një vullnet për kompromis dhe rihyrje në dialog me Beogradin, në një dialog produktiv,” tha Petritsch në një intervistë për Kosovo Online.

I pyetur për faktin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkeqësuar marrëdhëniet me SHBA-në për shkak të “masave të njëanshme” që ka zbatuar, ai thekson se, nga këndvështrimi i interesave politike të Kosovës, Kurti ka humbur SHBA-në si mbështetësin kryesor historik të Kosovës së pavarur, që për të personalisht paraqet problem politik dhe disfatë.

“Një vend i vogël duhet të dëgjojë partnerët e tij më të mëdhenj.” “Ky është një parakusht për përparim në të gjithë rajonin, veçanërisht në dialog,” shtoi Petritsch.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?