Peci reagon pas deklaratës së Maqedoncit: Franca është eksportuesi i dytë i armëve në botë, pas ShBA-së

Kanë nisur reagimet ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca nuk e ka një të tillë. Lulzim Peci nga KIPRED, ka përmendur faktin se Franca është eksportuesi i dytë i armëve në botë, pas Shteteve të Bashkuara. “Perndryshe, Franca eshte eksportuesi i dyte i armeve […]
Kanë nisur reagimet ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca nuk e ka një të tillë.
Lulzim Peci nga KIPRED, ka përmendur faktin se Franca është eksportuesi i dytë i armëve në botë, pas Shteteve të Bashkuara.
“Perndryshe, Franca eshte eksportuesi i dyte i armeve ne bote, pas SHBA-ve, por armatimin e shet pa municion” – ka shkruar ai në Facebook.
Perndryshe, Franca eshte eksportuesi i dyte i armeve ne bote, pas SHBA-ve, por armatimin e shet pa municion😉
Posted by Lulzim Peci on Friday, February 21, 2025












