“Pastrimi” i reagon Komunës: Vendim i jashtëligjshëm, qytetarët duhet të vazhdojnë pagesat e mbeturinave tek ne

“Pastrimi” i reagon Komunës: Vendim i jashtëligjshëm, qytetarët duhet të vazhdojnë pagesat e mbeturinave tek ne

Sot Komuna e Prishtinës doli me një njoftim për qytetarët se nga 1 janari i këtij viti faturat për menaxhimin e mbeturinave duhet paguar vetëm përmes tyre, por një gjë e tillë nga Ndërmarrja “Pastrimi” po konsiderohet e jashtligjshme. “Pastrimi” përmes një reagimi të bërë ka dënuar këtë veprim të Komunës, pasi sipas tyre ky […]

“Pastrimi” përmes një reagimi të bërë ka dënuar këtë veprim të Komunës, pasi sipas tyre ky njoftim është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe bie në kundërshtim me rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Ky vendim sipas tyre shkel miratimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe se thonë se nuk ekziston asnjë vendim nga ndonjë organ kompetent gjyqësor për pezullimin e rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

Reagimi:

“KRM “Pastrimi” sh.a. dënon ashpër vendimin e jashtëligjshëm dhe arbitërar të Komunës së Prishtinës, e cila ka informuar qytetarët se nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar të paguajnë faturat për shërbimin e mbeturinave ndaj ndërmarrjes sonë. Ky njoftim është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe bie në kundërshtim me rregulloren për menaxhimin e mbeturinave, e cila është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe aprovuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Një vendim i paligjshëm që shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
Ky veprim i Komunës së Prishtinës përbën një shkelje të rëndë ligjore, pasi:

Nuk ekziston asnjë vendim nga ndonjë organ kompetent gjyqësor, si Gjykata Themelore apo Gjykata Kushtetuese, që do të pezullonte rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.
Shpërfill vendimin e Kuvendit të Prishtinës, i cili është institucioni më i lartë vendimmarrës në nivel lokal.

Shkel miratimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka dhënë dritën e gjelbër për këtë rregullore.
Krijon konfuzion dhe dëmton funksionimin e shërbimeve publike, duke ndikuar negativisht në cilësinë e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Një veprim i tillë nuk ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve, por vetëm krijimin e një situate kaotike për të justifikuar dhënien e një tenderi 16 milionësh një kompanie private, në dëm të ndërmarrjes publike dhe interesit të qytetarëve.

Qytetarët duhet të vazhdojnë pagesat ndaj KRM “Pastrimi”
Duke qenë se ky vendim nuk ka asnjë bazë ligjore dhe përbën një tejkalim të kompetencave nga Komuna e Prishtinës, ftojmë të gjithë qytetarët që:

Të mos bien pre e këtij manipulimi dhe të vazhdojnë pagesat e tyre ndaj KRM “Pastrimi”, siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar ligjërisht.

Të kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse, duke mos lejuar që një shërbim i domosdoshëm si menaxhimi i mbeturinave të keqpërdoret për interesa të caktuara.

Të jenë të vetëdijshëm se çdo vendim për ndryshim të pagesës së mbeturinave duhet të kalojë përmes institucioneve ligjore përkatëse, dhe jo përmes komunikimeve të paligjshme e të pavlefshme.
KRM “Pastrimi” sh.a. do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave për qytetarët e Prishtinës, duke respektuar ligjet dhe vendimet institucionale.

Ndërkohë, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që të tërheqë menjëherë këtë njoftim të jashtëligjshëm, dhe nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?