“Pasojat e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve në KEK”- Dakaj tregon ‘fije për pe’ pse qytetarët do ta paguajnë koston e shtrejtimit të rrymës

“Pasojat e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve në KEK”- Dakaj tregon ‘fije për pe’ pse qytetarët do ta paguajnë koston e shtrejtimit të rrymës

Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar pas paralajmërimeve se çmimi i rrymës pritet të shtrejtohet 30%. Dakaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka treguar se këto kosto qytetarët do ta paguajnë shkaku i keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimeve në KEK. “Një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës […]

Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar pas paralajmërimeve se çmimi i rrymës pritet të shtrejtohet 30%.

Dakaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka treguar se këto kosto qytetarët do ta paguajnë shkaku i keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimeve në KEK.

“Një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në Kosovë, investimi prej 76 milionë euro për ndërrimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx në Kosovën B, ka dështuar. Ky projekt u nënshkrua në 2020, me planin që punimet të fillonin në bllokun B1 në vitin 2020 dhe në bllokun B2 në 2021, por nuk u realizua”, ka shkruar Dakaj.

Sipas tij dëmet e shkaktuar nga dështimi i këtij projekti janë: Himbja e donacionit të BE-së që kishte ndar 76 milionë euro, dëmi në kapacitetin energjetik, humbja e mundësisë për rritjen e jetës të termocentralit, humbja e fondeve të KEK-ut, reduktimi i mëtejshëm i kapaciteteve.

 

Postimi i plotë:

Pasojat e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve në KEK janë multi-milionëshe.

Këtë kosto do ta paguajnë qytetarët, ndoshta edhe me një rritje të çmimeve deri në 35%.

Një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në Kosovë, investimi prej 76 milionë euro për ndërrimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx në Kosovën B, ka dështuar. Ky projekt u nënshkrua në 2020, me planin që punimet të fillonin në bllokun B1 në vitin 2020 dhe në bllokun B2 në 2021, por nuk u realizua.

Dëmet e shkaktuara nga ky dështim
1. Humbja e donacionit të BE-së
Bashkimi Evropian kishte ndarë 76 milionë euro për këtë projekt, që kishte për qëllim reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Elektrofiltrat dhe sistemi DeNOx do të kishin ndihmuar në zvogëlimin e pluhurit toksik që konsiderohet kancerogjen për zonën përreth termocentralit. Mosrealizimi i projektit ka bërë që këto fonde të humben dhe ndotja të vazhdojë.

2. Dëmi në kapacitetin energjetik
Përveç ndërrimit të elektrofiltrave, KEK kishte planifikuar që gjatë ndalesave të njësive të kryente rivitalizimin e pajisjeve jetike, si turbinat, kaldajat dhe sistemet ndihmëse. Kjo do të kishte mundësuar shtesë 60 megavat energji (30 MW për secilin bllok), por meqë projekti dështoi, kjo rritje nuk ndodhi.

3. Humbja e mundësisë për rritjen e jetës të termocentralit.
Përveç rritjes së kapaciteteve dhe reduktimit të ndotjes, ky projekt do të rriste jetëgjatësinë e Kosovës B për 25 vite, por kjo mundësi u humb.

4. Humbja e fondeve të KEK-ut
Pavarësisht se investimet nuk u realizuan, KEK ka shpenzuar 52 milionë euro për këto projekte. Këto para janë përdorur pa përmbushur qëllimet e planifikuara.

5. Reduktimi i mëtejshëm i kapaciteteve
Për shkak të problemeve me pompat furnizuese të kaldajes në njësinë B2, që nga shtatori 2024, Kosova B po prodhon 40 MW më pak energji, duke e përkeqësuar më tej situatën energjetike.

Ky është një dështim i madh për sektorin energjetik të Kosovës, që ka shkaktuar humbje financiare, energjetike dhe mjedisore, ndërsa barrën e tij po e mbajnë qytetarët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?