Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

Në seancën e 12 shkurtit, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt për ambasador në Kosovë. Veç tij, edhe Nebojsha Gjokoviq është emëruar për ambasador në Serbi, raporton REL. Kjo do të plotësojë pozitat ambasadore në Prishtinë dhe Beograd dhe pas katër vitesh. […]

Në seancën e 12 shkurtit, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt për ambasador në Kosovë.

Veç tij, edhe Nebojsha Gjokoviq është emëruar për ambasador në Serbi, raporton REL.

Kjo do të plotësojë pozitat ambasadore në Prishtinë dhe Beograd dhe pas katër vitesh.

Në vitin 2020, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i skadoi mandati për shkak se e kishte mbërritur moshën e pensionimit. Po në atë vit, edhe ambasadori në Beograd, Tarzan Millosheviq, u shkarkua pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në atë kohë në pushtet të ish-presidentit Millo Gjukanoviq.

Për dallim nga Gjokoviq, i cili u votua në mënyrë unanime, Çobaj nuk u votua nga deputetët e partive pro-serbe që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i ardhshëm i Malit të Zi në Kosovë deri vonë ishte i ngarkuar me punë në ambasadën në Prishtinë.

“Ambasada e Malit të Zi njihet si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Këtë ia detyrojmë më së shumti diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

Ai i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si marrëdhënie të mira fqinjësore të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj punoi për vite me radhë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

Procedura e përzgjedhjes së ambasadorit

Ligji për Punë të Jashtme parasheh që propozimin për emërimin e ambasadorit e bën Qeveria, me propozim të shefit të diplomacisë malazeze.

Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit pritës dhe mendimit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi, Presidenti i Shtetit emëron ambasadorin me dekret.

Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre. /REL / klankosova.tv

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?