Parashqevi Simaku flet për periudhën e kurimit: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki

Parashqevi Simaku flet për periudhën e kurimit: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë. “Unë bëra një pushim absolut. […]

Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë.

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

“Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për biznesmenin Elton Ilirjani, për të gjithë ndihmën.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur në një intervistë për Top Channel.

Ajo zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

Këngëtarja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke iu rikthyer normalitetit.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya