Orav: Mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës

Orav: Mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, duke dhënë dhe një lajm se janë mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e […]

Zyra e Bashkimit Evropian ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, duke dhënë dhe një lajm se janë mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai vlerësoi rolin e tyre si partnerë kyç dhe theksoi se Kosova është me fat që i ka.

“Sot jemi këtu, në Ditën Botërore të OJQ-ve, për t’u dhënë rëndësinë e merituar organizatave të cilat udhëhiqen nga interesi publik dhe e mira e përbashkët, atyre që sjellin ndryshime shoqërore dhe avokojnë për të drejtat dhe mirëqenien e popullsisë. Sot kemi ftuar organizatat që kanë marrë një grant nga BE-ja në vitin 2024. Megjithatë, BE-ja ka mbështetur një numër të madh organizatash të shoqërisë civile dhe mediave gjatë dy dekadave të fundit. Në mënyrë të pashmangshme, ju jeni gjithashtu një partner i paçmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, jo më pak për faktin se keni një aftësi të jashtëzakonshme për të ndjerë pulsin dhe nevojat e shoqërisë në çdo kohë. Kosova është me fat që ju ka”, ka deklaruar ai.

Orav gjithashtu u shpreh i vetëdijshëm për ndikimin e pezullimit të ndihmës amerikane në sektorin e OJQ-ve në Kosovë.

Ai përmendi Planin e Rritjes së BE-së, që përfshin 880 milionë euro për reformat në Kosovë, duke njoftuar se pas ratifikimit nga Kuvendi, BE-ja do të lëshojë një parafinancim deri në 7% të shumës totale.

“Jam i vetëdijshëm se vendimi befasues i administratës amerikane për të pezulluar një pjesë të madhe të ndihmës së saj në mbarë botën ka një ndikim të madh në programet e rëndësishme që zbatohen nga sektori i OJQ-ve në Kosovë. Për ta bërë këtë, kemi paraqitur Planin e Rritjes, i cili inkurajon reformat e lidhura me BE-në. Mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës. Pas ratifikimit të marrëveshjeve për financim dhe kredi nga Kuvendi i Kosovës, BE-ja do të lëshojë parafinancim deri në 7% të shumës totale të alokuar”, ka theksuar Orav. /EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?