Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 50 personave në Kongo

Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 50 personave në Kongo

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve që ishin në terren si dhe njoftimeve që i bëri të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Intervali kohor mes shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes ishte 48 orë në shumicën e rasteve dhe “kjo është shumë shqetësuese”, […]

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve që ishin në terren si dhe njoftimeve që i bëri të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Intervali kohor mes shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes ishte 48 orë në shumicën e rasteve dhe “kjo është shumë shqetësuese”, tha drejtori i spitalit rajonal ‘Bikoro’, Serge Ngalebato, raporton Gazeta Tema.

Sëmundja misterioze u shfaq më 21 janar në Republikën Demokratike të Kongos duke regjistruar 419 raste, nga të cilët 53 persona kanë humbur jetën.

Sipas zyrës së OBSH-së për Afrikën, shpërthimi i parë i sëmundjes u regjistrua në qytetin Boloko pasi tre fëmijë, që kishin ngrënë një lakuriq, vdiqën brenda 48 orëve nga simptomat e etheve hemorragjike.

Për një kohë të gjatë ka patur shqetësime për bartjen e sëmundjes nga kafshët tek njerëzit në ato vende ku njerëzit ushqehen me kafshët e egra. Numri i sëmundjeve të tilla në Afrikë është rritur në mbi 60 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të vitit 2022 të OBSH-së.

Pas shpërthimit të dytë të kësaj sëmundje të mistershme në qytetin Bomate më 9 shkurt, mostrat nga 13 raste u dërguan për prova laboratorike në Institutin Kombëtar për Hulumtime Biomjekësore në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos.

Të gjitha mostrat treguan se nuk bëhej fjalë për sëmundjen e Ebolës apo sëmundje të tjera që shoqërohen me simptoma të etheve hemorragjike, sikurse sëmundja Marburg. Por disa teste rezultuan pozitive për infektim të mundshëm me malarie./GazetaTema

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?