Në fushatë përmend emra të dëshmorëve: Qysh Kurti në 4 vjet pushtet përjashtoi nga puna familjarë e ish-ushtarë të UÇK-së?

Në fushatë përmend emra të dëshmorëve: Qysh Kurti në 4 vjet pushtet përjashtoi nga puna familjarë e ish-ushtarë të UÇK-së?

Kur është në zor për vota, kryeministri Albin Kurti bërtet fuqishëm duke përmendur emrat e dëshmorëve të Kosovës. Por, në mandatin e tij qeveritar, disa familjar të dëshmorëve kanë qenë edhe në procese gjyqësore për padrejtësitë që iu janë bërë në punë nga Qeveria Kurti. Periskopi ju sjell një përmbledhje të rasteve… Rasti i Kimete […]

Kur është në zor për vota, kryeministri Albin Kurti bërtet fuqishëm duke përmendur emrat e dëshmorëve të Kosovës. Por, në mandatin e tij qeveritar, disa familjar të dëshmorëve kanë qenë edhe në procese gjyqësore për padrejtësitë që iu janë bërë në punë nga Qeveria Kurti. Periskopi ju sjell një përmbledhje të rasteve…

Rasti i Kimete Kodra, gruas së heroit Ilaz Kodra pati bërë bujë se si bordi i Postës së Kosovës i emëruar nga Qeveria Kurti e kishte suspenduar nga puna.

Kimete Kodra kishte thënë se suspendimi i saj është krejtësisht joligjor. Ajo në atë kohë deklaronte se bordi është i ndikuar komplet nga qeveria Kurti, ashtu siç thoshte se kanë qenë të ndikuara nga politika, edhe bordet e mëparshme.

Por, drejtësia triumfoi për Kimete Kodren, ku pas një procesi gjyqësor- afro 2 vite, Gjykata e ktheu në punë.

Gjykata kthen në punë gruan e heroit Ilaz Kodra që e largoi nga puna regjimi i Kurtit

Si u suspendua dhe u shkakrua brenda 24 orëve, bashkëluftëtari e Adem Jasharit nga Kurti e Sveçla?

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, ishte suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë brenda 24 orëve. Vendimin për suspendim e kishte marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022, kurse një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti pati vendosur ta shkarkojë.

Kodra ishte kthyer sërish në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, pas pranimit të ankesës së tij nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ndërsa në vitin 2023 nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, ishte shkarkuar edhe ish- ushtari i UÇK-së, Ylber Topalli.

Siç kishte pretenduar Ministria,Topalli kishte bërë një sërë shkeljesh ligjore, që dëshmonin shkelje të rënda në një rast të ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit.

Në lidhje me këtë vendim të Minstrisë së Drejtësisë kishte reaguar Topalli i cili tha se kjo që ka ndodhur është një padrejtësi ndaj tij.

“Kjo që po ndodh është një padrejtësi dhe unë besoj fuqishëm se e drejta triumfon dhe është në anën time”, kishte reaguar shkurt Ylber Topalli.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave familjari i veprimtarit Ramë Bllacës, familjari i të burgosurit politik Destan Bajraktari dhe i heroit Fadil Vatës i kërkuan Kurtit që mos t’ua përmend emrat në fushatën e tij elektorale./ Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?