Ndalohet një person, dyshohet se mashtroi në testin për patentë shofer

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person nën dyshimin se vitin e kaluar kishte tentuar të ndihmonte një kandidat për ta kaluar testin me shkrim për patentë shofer. Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar, kur në Qendrën për patentë shoferë në Gjilan një i […]

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar, kur në Qendrën për patentë shoferë në Gjilan një i dyshuar kur ishte kontrolluar nga ekzamineri i ishin gjetur pajisje të fshehura elektronike në trup, përfshirë mikrofon, internet dhe mini-kamerë. Dyshohet se tentoi të përdorte ato për ta kaluar jashtëligjshëm testin.

Policia shoqëroi të dyshuarin dhe i konfiskoi pajisjet, ndërsa identifikoi edhe një person tjetër dhe shkoi të kontrollonte banesën e tij, por nuk e gjeti atë. Ai dyshohet se mori 600 euro për ta ndihmuar.

Policia i kishte lënë ftesë dhe më 10 shkurt të vitit 2025 i dyshuari u paraqit vullnetarisht dhe u intervistuar në prani të avokatit të tij.

“Në bazë të provave të siguruara, ndaj të dyshuarit është ngritur dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit’. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është lëshuar aktvendimi për ndalimin e tij për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta kundër çdo përpjekjeje për manipulim të testeve të patentë shoferëve dhe formave të tjera të mashtrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?