Musk: Kanadaja nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanadaja nuk është shtet i vërtetë

Më shumë se 250 mijë qytetarë dhe banorë kanadezë kanë nënshkruar një peticion, ku kërkohet që Elon Muskut t’i hiqet shtetësia kanadeze. Lidhja e Muskut me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili planifikon të vendosë një tarifë prej 25 për qind për të gjithë importet kanadeze muajin e ardhshëm dhe që ka folur për Kanadanë […]

Më shumë se 250 mijë qytetarë dhe banorë kanadezë kanë nënshkruar një peticion, ku kërkohet që Elon Muskut t’i hiqet shtetësia kanadeze.

Lidhja e Muskut me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili planifikon të vendosë një tarifë prej 25 për qind për të gjithë importet kanadeze muajin e ardhshëm dhe që ka folur për Kanadanë si shtetin e 51-të të Amerikës, “është kundër interesave kombëtare të Kanadasë”, thonë ata që kanë iniciuar peticionin.

Ky miliarder i teknologjisë, shtetas i Afrikës së Jugut, Kanadasë dhe SHBA-ve, është bërë një nga aleatët më të dukshëm të Trumpit që kur presidenti i 47-të nisi mandatin e dytë muajin e kaluar.

“Ai ka përdorur pasurinë dhe pushtetin për të ndikuar në zgjedhjet tona. Tani ai është bërë pjesë e një qeverie të huaj që po përpiqet të fshijë sovranitetin kanadez”, thonë ata që kanë nënshkruar peticionin.

Në përgjigje të lajmit për peticionin, Musk shkroi në rrjetin social X se “Kanada nuk është një shtet i vërtetë”.

Një ekspert ligjor shpjegoi për CNN se qeveria kanadeze nuk mund të revokojë shtetësinë e fituar ligjërisht nga Musk, por autori i peticionit thotë se peticioni duhet të kuptohet si një “thirrje për përgjegjësi”.

Musk, i cili është lindur në Afrikën e Jugut, ka thënë më parë se ka marrë pasaportën kanadeze kur ishte adoleshent nga nëna e tij, Maye Musk, e cila ka lindur në Kanada.

Miliarderi më vonë mori shtetësinë amerikane, një dekadë pasi arriti në Shtetet e Bashkuara me vizë studenti. /Telegrafi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?