Muharremi: LVV drejt opozitës, gjasat për një qeveri nga kjo parti pas 9 shkurtit po shuhen

Muharremi: LVV drejt opozitës, gjasat për një qeveri nga kjo parti pas 9 shkurtit po shuhen

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka analizuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të kësaj partie Albin Kurtit. Muharremi ka shkruar se pas datës 9 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë parti opozitare. Sipas Muharremit, diskursi i kryetarit të VV-së, Albin Kurti nuk po i jep hapësirë për bashkëpunim me partitë tjera. ”Gjuha e përdorur […]

Muharremi ka shkruar se pas datës 9 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë parti opozitare.

Sipas Muharremit, diskursi i kryetarit të VV-së, Albin Kurti nuk po i jep hapësirë për bashkëpunim me partitë tjera.

”Gjuha e përdorur nga Albin Kurti i LVV-së po eskalon kohët e fundit. Ai nuk po lejon shumë hapësirë, me stilin dhe pozicionet e tij, për bashkëpunim. “O krejt, o asgjë!”, kjo është strategjia e tij”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

LVV Drejt Opozitës

Gjasat për një qeveri nga LVV pas 9 shkurtit po shuhen. Gjuha dhe pozicionet që po përdoren ditët e fundit duket sikur po e largojnë pushtetin dhe opozitën nga njëri-tjetri. Dikush mund të thotë që kjo është një strategji elektorale në ditët e fundit të fushatës për të mobilizuar sa më shumë elektoratin. Por ka indikacione që kjo tashmë mund të jetë një fakt real.

Dje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte kategorik që nuk do të bëjë koalicion me LVV-në e Albin Kurtit pas zgjedhjeve. Ai nuk është një person, së paku nuk ka qenë deri më tani, që thotë diçka kaq kategorikisht dhe më pas e mohon apo vepron ndryshe. Insistimi i tij se do ta mbajë fjalën dhe premtimin e tij “me karrierë politike” duket se nuk është blof. Kjo e komplikon situatën.

Nga ana tjetër, gjuha e përdorur nga Albin Kurti i LVV-së po eskalon kohët e fundit. Ai nuk po lejon shumë hapësirë, me stilin dhe pozicionet e tij, për bashkëpunim. “O krejt, o asgjë!”, kjo është strategjia e tij.

Kjo e komplikon tej mase situatën, sidomos pas 9 shkurtit. Nëse LDK dhe LVV nuk kanë gjasa të bashkëpunojnë dhe nëse LVV mban pozicionin “o krejt, o asgjë!”, atëherë kjo nënkupton që janë disa parakushte tepër të vështira për LVV për të formuar qeverinë pas 9 shkurtit.

LVV duhet të fitojë së paku 46% të votave më 9 shkurt për të qenë në gjendje të krijojë një qeveri me pakicat, një qeveri me pak numra dhe aspak stabile. Por gjasat që LVV të marrë kaq shumë vota janë absolutisht minimale. As në teori, e as në praktikë nuk shihet një rezultat i tillë.

Kjo mund të nënkuptojë që LVV, me shumë gjasë, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Kjo për shkak se:

-Nuk duket se do t’i fitojë 46% të votave;

-LDK nuk do të hyjë në koalicion me të;

-LVV nuk dëshiron një koalicion me ndonjë parti tjetër të opozitës.

Prandaj, sipas të gjitha gjasave, LVV do të përfundojë në opozitë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?