Me apo pa koordinim, Elshani flet për mbylljen e katër Qendrave serbe në veri

Me apo pa koordinim, Elshani flet për mbylljen e katër Qendrave serbe në veri

Pas një aksioni të rëndësishëm të Policisë së Kosovës, katër qendra për punë sociale në veri të Kosovës të premten janë mbyllur nën dyshimin se kanë përfituar përmes kërcënimeve që qytetarët të votonin për një parti politike të caktuar. Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se vendimi për […]

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se vendimi për bastisjen dhe mbylljen e qendrave për punë sociale në veri është ndërmarrë me urdhër të Gjyaktës.

“Më 8 shkurt ka pasë një veprim nga ana jonë në qendrën për punë sociale në Zubin Potok ku ka pasë ndikim në votues. Policia ka ndërmarr veprime për detyrim, udhëzim kanosje, kërcënim për atë rast dhe gjatë hetimit të atij rasti kemi ardhur në përfundim që aty ka dokumenta që lëshohe në mënyrë të kundërligjshme ose në jo në kuadër të ligjeve të Kosovës. E kemi njoftuar Prokurorinë me te gjeturat tona, Prokuroria ka përkrahur idenë tonë që ne të bëjmë bastisjen dhe me urdhër të gjykatës kemi hy në bastisje”, tha ai, duke shtuar se EULEX ka qenë aty por që Policia i zbaton urdhërat e Gjykatës.

Ai për RTV21 e tregoi edhe një rast interesant që kishin hasur gjatë bastisjeve nëpër këto qendra.

“Ajo që ka qenë interesante është që në këto qendra një person e ka pasë një kompjuter e ke pasë sistemin e Serbisë dhe sistemin e Kosovës, tash ke shku me kry një sherbim dhe në atë kompjuter varet çfarë sherbimi ke kërku. Ne kemi këtu aq shumë institucione paralele që duket se institucion paralel kishim qenë ne, dhe jo Serbia. Këtu në fakt kemi të bëjmë me Serbi komplet me institucione të Serbisë, shumicën i kemi mbyllë na kanë mbetë edhe disa”, tha ai,

Elshani konfirmoi se lidhur me këtë rast nuk ka të arrestuar, por që tre persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprën “Falsifikim i dokumentit”.

Tutje Elshani tha se situata e sigurisë në veri është e qetë, por delikate.

“Situata e sigurisë është e qetë, vazhdon të jete delikate mirëpo është e qetë. Ne e kemi detyrën tonë që me rujt rendin dhe qetësinë publike. Jemi këtu në shërbim dhe me i mbrojët qytetarët e veriut të vendit por nuk tolerojmë ndonjë protest të dhunshme ose me pasë bllokada të rrugëve, nuk shohim ndonjë problem. Në rast se ka ndonjë problem ne jemi për të reaguar”, tha Elshani.

Elshani tha se ka edhe raste tjera të tilla, por që s’ka shumë si më parë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?