“Mbështesim SPAK-un!”- Ambasadori britanik takim me Dumanin, zbardhen detaje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike, e cila, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksoi mbështetjen e vazhdueshme për SPAK dhe mirëpriti angazhimin e […]

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike, e cila, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksoi mbështetjen e vazhdueshme për SPAK dhe mirëpriti angazhimin e institucionit për të hetuar krimet zgjedhore gjatë fushatës elektorale të vitit 2025.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga mbështetëset kryesore të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ofruar ndihmë teknike dhe asistencë në forcimin e kapaciteteve institucionale./euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?