Maqedonci nuk i ndahet krahasimeve me Francën: Që nga vitet 90-ta, Franca nuk ka prodhuar kalibrat që Kosova do t’i prodhojë

Maqedonci nuk i ndahet krahasimeve me Francën: Që nga vitet 90-ta, Franca nuk ka prodhuar kalibrat që Kosova do t’i prodhojë

Një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ngjalli reagime në vend. Maqedonci i cili po merr pjesë në një konferencë për Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Tajvan të Kinës, foli për fabrikën e prodhimit që pritet të bëhet në Kosovë për prodhimin e municionit. E një citat i tij se Kosova është nga vendet […]

Një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ngjalli reagime në vend.

Maqedonci i cili po merr pjesë në një konferencë për Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Tajvan të Kinës, foli për fabrikën e prodhimit që pritet të bëhet në Kosovë për prodhimin e municionit.

E një citat i tij se Kosova është nga vendet e rralla në rajon që do të fillojë prodhimin e municioneve të kalibrit të vogël, sipas Maqedoncit u keqinterpretua.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se Franca nuk ka prodhime ushtarake. Patjetër që Franca është nga prodhuesit kryesor në botë për prodhimin e shumë sistemeve ushtarake përpos sistemeve të armatimit, mirëpo atë që e kam thënë po e ritheksoj prapë që ne aktualisht jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt”, tha ai për Tëvë1.

 

Maqedonci tha se ka përmendur Francën si shembull, duke shtuar se ky shtet nga vitet e ‘90-ta nuk prodhon kalibrat që Kosova do t’i prodhojë.

“Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor. …. Dua të sqaroj që nga viti 2022 e deri tani ka debat të ashpër dhe debat të vazhdueshëm në të gjitha strukturat e politikëbërjes në Francë për riaktualizimin apo hapjen e një fabrike të municionit këto lloje të kalibrave në Francë kalibra shumë të nevojshëm për operacionalitetin e njësive ushtarake”, tha ai.

 

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Ministri i Mbrojtjes ka folur edhe për kërkesën që tashmë SHBA-ja ka karshi vendeve të BE-së, për rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Ai theksoi se Kosova ka filluar të bëjë më herët investime, ashtu siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

“Politika e SHBA-së në raport me vendet e BE-së ka ndryshuar kërkon nga partnerët qasje më serioze në aspektin e sigurisë kërkon më shumë angazhim më shumë investim kjo është cështja kryesore që është theksuar gjatë kësaj deklarate time në panel… 0735. Ne i kemi paraprirë gjithë asaj që po kërkon SHBA-ja për partnerët e tjerë dhe jemi në vazhdimësi në kërkim të mundësive të tjera të bashkëpunimit me SHBA-në si në aspektin e prokurimit të blerjeve pra ushtarake gjithashtu mundësitë që në të ardhmen të bashkëinvestojmë për prodhim dhe industri ushtarake në Kosovë”, tha ai.

Ndër të tjerash, ministri Maqedonci foli edhe për pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të vendeve të botës në Bruksel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?