Kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike. Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%. Sipas të dhënave […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.

Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë tjera.

Në Gjakovë nga numërimi i 93.10% të votave, LVV ka marrë 47.15%, AAK-Nisma ka 19.70%, LDK me 16.68% dhe PDK 10.23%

Duhet theksuar se kjo komunë aktualisht udhëhiqet nga Ardian Gjini i  AAK-së.

Në Mitrovicë nga numërimi i 89.52% të votave, LVV ka marrë 56.23%, e dyta renditet PDK me 30.81%, LDK renditet e treta me 6.31% e katërta Koalicioni për Familjen me 3.37% kurse AAK-Nisma janë të pestët në këtë komunë me 1.37%.

Kjo komunë drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër.

Në qytetin e Pejës nga numërimi i 80.30% të votave, LVV është e para me 41.37%, e dyta renditet LDK me 28.01%, e treta është AAK-Nisma me 12.74% dhe PDK e pesta me 10.11%.

Kjo komunë udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Në Prishtinë deri më tani janë numëruar 94.19% e votave, ku LVV ka marrë 46.80%, LDK ka 25.54%, PDK ka marrë 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23% dhe AAK-Nisma 3.31%.

Edhe Prishtina aktualisht është nën udhëheqjen e Përparim Ramës nga LDK.

Në Gjilan janë numëruar 78.29% e votave, ku LVV ka marrë 51.54%, LDK ka 21.73%, PDK ka marrë 17.06% dhe AAK-Nisma ka 2.73%.

Kjo komunë aktualisht drejtohet nga Alban Hyseni i LVV-së.

KQZ në Prizren ka numëruar 91.10% të votave, ku LVV ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

Prizreni është nën udhëheqjen e Shaqir Totaj nga PDK.

Në Ferizaj janë numëruar 88.16% e votave, ku edhe në këtë komunë LVV është e para më 50.99%, e dyta PDK më 27.61%, e treta LDK me 12.72% dhe e katërta renditet AAK-Nisma me 3.19%.

Edhe kjo komunë është nën udhëheqjen e Agim Aliut nga PDK. /Telegrafi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?