E diela, “fitore pa lavdi”! Përse Albin Kurti e humbi mbështetjen?!

E diela, “fitore pa lavdi”! Përse Albin Kurti e humbi mbështetjen?!

Teksa shpallte me të madhe fitoren e partisë së tij në parlamentaret e së dielës, Albin Kurti u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta krijojë qeverinë e ardhshme të Kosovës. Madje duket se as skenari i një bashkimi të votave të opozitës, nuk e tremb aspak. Por shifrat, deri tani, nuk […]

Teksa shpallte me të madhe fitoren e partisë së tij në parlamentaret e së dielës, Albin Kurti u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta krijojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Madje duket se as skenari i një bashkimi të votave të opozitës, nuk e tremb aspak.

Por shifrat, deri tani, nuk janë për të burim i një entuziazmi po aq të madh sa përpara 4 vitesh, kur rrugën drejt krijimit të ekzekutivit ia shtroi një nivel i rehatshëm votash prej mbi 50%. Shumë ekspertë mendojnë se njeriu që po kërkon një mandat tjetër qeverisës, mund të detyrohet të bëjë kompromise për koalicion. Por përse erdhi kjo tkurrje e mbështetjes për të dhe forcën e tij politike?

Gjatë mandatit të tij të parë, Kurti premtoi qeverisje të fokusuar në transparencë e llogaridhënie teksa insistonte në të njëjtën kohë tek rëndësia e  ruajtjes së sovranitetit kombëtar. Pavarësisht kësaj, Qeveria e tij e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.

Që prej 2021, trendi i papunësisë ka qenë në rënie, rritja ekonomike llogaritet nën 4 për qind, ka pasur rritje të investimeve të huaja direkte. Por, ajo që ka përcaktuar më thellësisht qeverisjen e dytë të Kurtit ka qenë diçka tjetër: vendosmëria e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ku popullata shumicë është serbe dhe, për vite me radhë nuk i është bindur vendimeve të Prishtinës zyrtare. Pavarësisht kundërshtimit të këtij komuniteti, Kurti vendosi kryetarë shqiptarë në drejtimin e komunave me shumicë serbe, zëvendësoi targat serbe të makinave me targa të Kosovës, hoqi nga përdorimi dinarin serb dhe mbylli shumicën e institucioneve të Serbisë, që punësonin mijëra vetë.

Të gjitha këto lëvizje, ishin në një linjë me vizionin e tij për një Kosovë sovrane dhe të bashkuar, kujtojnë ekspertet, por ato erdhën me një kosto shumë të lartë për aleancat ndërkombëtare, duke prodhuar si rrallëherë një kundërshi publike ndaj Kosovës nga ana e BE-së dhe e vetë SHBA-së. Kosova aktualisht përballet me masa të bllokut europian, dialogu ka ngecur në vendnumëro, ndërsa të rinjtë mendojnë se fokusi nuk duhet të jetë më kaq shumë vetëm tek Serbia, por edhe në cështje të tjera shqetësuese për ta, përfshirë ekonominë./topchannel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?