Kurti vazhdon me fyerje ndaj zyrtarëve amerikanë, Grenellin e quan të cekët

Kurti vazhdon me fyerje ndaj zyrtarëve amerikanë, Grenellin e quan të cekët

Kryeministri Albin Kurti, vijon me fjalor fyes në drejtim të opozitës e sonte edhe për të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell. Për Kurtin, Grenelli është “një zyrtar amerikan që opozita e gjen me sha kryeministrin e Kosovës”. Në vitin 2023 Kurti e kishte quajtur naiv Sekretarin Blinken ndërsa të […]

Kjo gjuhë e Kurtit vjen disa ditë pasi Grenell u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në. Alarm ky që është ngritur kohë më parë nga opozita e shoqëria civile.

Kryeministri Kurti nuk ka të ndalur me fyerje e ofendime që nga fillimi i fushatës ndaj opozitës, teksa tani ka zgjedhur që të njëjtën ta bëjë edhe ndaj Grenell.

“Kjo opozita shpreson së brendshmi te pazaret mas partive e midis tyre dhe jo te programet e secilës. Opozita shpreson te i jashtmi dhe te naj ndërkombëtar i cili lodhet kur e sheh Kosovën në këtë ekuacion gjeopolitik, thotë pse me humb kohë me ta, mirëpo ky soj opozite e lyp fatin me qiri te naj ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të kombit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet më të mira për popullin tonë. Prandaj, këta të cilët këqyrin me gjetë naj zyrtar amerikan për me jau sha kryeministrin e Republikës së tyre këta nuk duhet të kthehen kurrë të dashur qytetarë. Për këta nuk mund të kemi as vlerësim as respekt. Në vend se me i mirëpërdorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Serbisë këta këqyrin atje me shku me gjetë naj zyrtar kundër kryeministrit të juj”, tha Kurti në një tubim në Pejë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se Grenell ka pohuar e gjithë bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurtit.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Njeriu i rëndësishëm i Trump tha se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?