Kurti: Pas Gjermanisë, Italisë e Austrisë, po e finalizojmë njohjen e patent-shoferëve edhe me Kanadanë e Turqinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se janë në proces të finalizimit të njohjes së patent-shoferëve me Kanadanë e Turqinë. “Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patent-shoferëve jemi edhe me Kanadanë e Turqinë”, njoftoi ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Pasi i falënderoi mërgimtarët që votuan […]

“Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patent-shoferëve jemi edhe me Kanadanë e Turqinë”, njoftoi ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Pasi i falënderoi mërgimtarët që votuan në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe u bënë siç tha, “ashtu edhe siç janë, pjesë e pandashme e vendimmarrjes për vendin tonë”, Kurti tha se për ta kanë bërë disa lehtësime.

“Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patent-shoferëve nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveçse ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrimin më të shpejtë në tregun e punës”, tha ai, duke kujtuar se nga prilli i vitit 2023 ka hyrë në fuqi marrëveshje me Gjermaninë për këtë çështje. Prej atëherë, ai tha se “rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patent-shoferët”.

“Nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patent-shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm, siç ka njoftuar Ambasada jonë në Austri, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të ligjit të pantentës së shoferëve në Austri, gjë që lehtëson procedurën e konvertimit të saj për shtetasit e Kosovës”, tha Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?