Kurti ‘blen’ votat e punëtorëve të Postës, nga 100 euro secilit

Kurti ‘blen’ votat e punëtorëve të Postës, nga 100 euro secilit

Më 3 shkurt, punëtorët e Postës së Kosovës u gëzuan e u zunë në befasi me 100 eurot e dala në llogaritë e tyre bankare. Menduan se iu rritën pagat dhe e mbajtën fshehtë nga kolegët e tyre. Por jo, ishte shkopi magjik i kryeministrit Kurti, ai që ia ka dorën e shpërndarjes së 100 […]

Por jo, ishte shkopi magjik i kryeministrit Kurti, ai që ia ka dorën e shpërndarjes së 100 eurove dhe atë, vetëm 6 ditë para se të gjithë punëtorët t’i drejtohen kutive të votimit, raporton Klan Kosova.

Kiks Kosova ka siguruar vendimin e ndërmarrjes publike qendrore, Posta e Kosovës, për qerasjen në kohë fushate të të gjithë punëtorëve me nga 100 euro bruto.

Arsyeja e menaxhmentit për këtë bonus që “piku nga qielli”, është fshehur prapa inflacionit, të cilin kryeministri e mohon.

Në vendim thuhet se “pas një shqyrtimi të zhvillimeve pozitive në ndërmarrje, progresit të arritur deri më tani, dhe proceseve që pritet të realizohen në të ardhmen, si dhe duke marrë parasysh faktorët e tjerë, të rëndësishme siç është inflacioni, dhe rritja e kostos së jetesës, kryeshefja ekzekutive, Nora Rraci, propozoi dhënien e një bonusi, për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes”.

Tutje vendimi që mban nënshkrimin e kryesuesit së bordit të drejtorëve, Gëzim Paci, thuhet se “ka për qëllim të rrisë motivimin dhe angazhimin e punëtorëve që të mbështesin projektet e ndërmarrjes për një zhvillim të vazhdueshëm”.

Posta e Kosovës në vazhdimësi ka pasur probleme të mëdha të funksionimit, por duket se këto para nuk u ndanë nga buxheti i vetë Postës.

Gjithçka ishte një skemë që u përgatit brenda për brenda zyrës së kryeministrit Kurti.

Pse?

Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria dhe Posta e Kosovës arritën një marrëveshje që u tha se “është hera e parë që nga Pavarësia e Kosovës, që ky institucion garanton mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, për një shërbim thelbësor që Posta e Kosovës ka ofruar pandërprerë për qytetarët e Kosovës”.

Mbështetja kap vlerën e 1.1 milion eurove.

Kiksi ka siguruar një email të brendshëm ku flet për këtë njoftim që ishte bërë brenda stafit të Postës.

Madje, Posta kishte falënderuar ministrinë e Financave për këto para, 100 mijë prej të cilave kanë shkuar qysh në fillimin e muajit shkurt për qerasja parazgjedhore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?