Kupchan: Trump do që t’iu japë më shumë përgjegjësi evropianëve, s’parashoh tërheqje ushtarake nga Kosova apo Evropa

Kupchan: Trump do që t’iu japë më shumë përgjegjësi evropianëve, s’parashoh tërheqje ushtarake nga Kosova apo Evropa

Qëndrimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, për qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit në Ukrainë dhe për rolin  SHBA-së në sigurinë e Evropës që është paralajmëruar se do të reduktohet, ka nxitur reagime dhe shqetësime të mëdha. Alarmi është dhënë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën e Bosnjën për shkak të problemeve me […]

Qëndrimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, për qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit në Ukrainë dhe për rolin  SHBA-së në sigurinë e Evropës që është paralajmëruar se do të reduktohet, ka nxitur reagime dhe shqetësime të mëdha. Alarmi është dhënë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën e Bosnjën për shkak të problemeve me Serbinë.

Megjithatë, profesori amerikan dhe ish-këshilltari i Barack Obamas sa kishte qenë president i SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se nuk pret që kjo qasje e re politike e Administratës Trump të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Sipas Kupchan, fatmirësisht në rajon s’ka luftë dhe Trump është i preokupuar t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Jo, nuk shoh implikime të menjëhershme për politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Trump dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe Hegseth parashtroi disa nga supozimet fillestare të Uashingtonit. Për fat të mirë, në Ballkan nuk ka asnjë luftë që Trump po kërkon të ndërmjetësojë”, ka thënë Kupchan.

Lidhur me paralajmërimet për reduktim të trupave amerikane në Evropë dhe mundësinë e reduktimit të trupave edhe në Kosovë, Kupchan ka thënë se s’parasheh ndonjë tërheqje të SHBA-së nga Evropa apo Kosova, por se pret që SHBA t’i lë në dorë më shumë përgjegjësi aleatëve evropianë.

“Trump është i prirur të lehtësojë rolin e mbrojtjes së SHBA-së në Evropë dhe të shohë evropianët të mbajnë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre. Unë nuk parashikoj një tërheqje të SHBA nga Kosova apo nga Evropa, por pres një dorëzim të më shumë përgjegjësive te aleatët evropianë”, ka potencuar profesori amerikan për Gazetën Express.

Sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë që Trump të bëjë presion drejt dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje që përfshinë modifikime territoriale, Kupchan thotë se nuk mendon që do të ketë një iniciativë të tillë nga Uashingtoni, megjithatë shton se nëse dëshirojnë vetë Kosova e Serbia, SHBA s’do t’I pengojë.

“Trump është mjaft transaksional dhe nuk do të insistonte në parime nëse rregullimet territoriale duket se ofrojnë një shans të mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kupchan.

Në fund të intervistës, i pyetur se çfarë këshillon lidershipin kosovar teksa në horizont shihet kjo qasje e re  amerikane, Kucphan porosit që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur dhe që të mos identifikohet Kosova si palë penguese, meqë kjo do të dëmtonte edhe më tej raportet me Amerikën.

“ Këshilla ime është që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur. Nëse Trump dhe këshilltarët e tij, përfshirë Rick Grenell, e shohin Prishtinën si pengesë për përparimin, marrëdhëniet me Uashingtonin ka të ngjarë të vuajnë”, ka përfunduar profesori amerikan, Charles Kupchan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?