Krasniqi: Rrugëtimi ynë për ma mirë vazhdon (VIDEO)

Krasniqi: Rrugëtimi ynë për ma mirë vazhdon (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët që votuan Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. “Të dashur qytetarë, anëtarë dhe aktivistë, Nga zemra, ju falënderoj për besimin dhe angazhimin tuaj. Ky rrugëtim ishte më shumë se një garë politike; ishte një përpjekje e përbashkët për një Kosovë ma të mirë. Sot, […]

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe aktivistë, Nga zemra, ju falënderoj për besimin dhe angazhimin tuaj. Ky rrugëtim ishte më shumë se një garë politike; ishte një përpjekje e përbashkët për një Kosovë ma të mirë. Sot, ndiej krenari dhe mirënjohje për secilin prej jush që besoi dhe punoi për këtë vizion. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj, për kulturën demokratike që treguat dhe për mbështetjen e madhe. Një falënderim i veçantë për aktivistët, strukturat e PDK-së, çdo kandidat dhe secilin mbështetës që nuk u ndal për asnjë moment. Pa ju, ky rezultat nuk do të ishte i mundur”.

“Veçanërisht, faleminderit Bedri Hamzës, kandidatit tonë për kryeministër, për përkushtimin dhe fushatën e tij unifikuese, profesionale dhe të vendosur për të mirën e vendit. Vlerat e tij do të jenë udhërrëfyesi ynë në rrugëtimin politik përpara”, tha Krasniqi.

Ai  shton se rrugëtimi i tyre për “Ma Mirë” do të vazhdojë për Kosovën, për të ardhmen dhe për qytetarët.

“Faleminderit edhe atyre që mbështetën PDK-në dhe i besuan vizionit tonë. Mbi 200 mijë vota janë më shumë se një rezultat; janë zotim, shpresë dhe përgjegjësi e madhe për të nesërmen. Është fitore e besimit dhe përkushtimit ndaj një Kosove ma të mirë. Për çdo hap dhe sakrificë në këtë rrugëtim, ju jam mirënjohës pafundësisht. Rrugëtimi ynë për #MaMirë vazhdon. Për Kosovën. Për të ardhmen. Për qytetarët”, tha kreu i PDK-së.

Tutje, Krasniqi tha se PDK-ja me besim të palëkundur në potencialin e Kosovës dhe të qytetarëve, do të ecin përpara.

“Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për vendin tonë. Me zemër dhe me besim të palëkundur në potencialin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë të mrekullueshëm, do të ecim përpara”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?