KQZ: Në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm 20,324 shtetasit që janë regjisturar paraprakisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike, nuk do të mund të votojnë në këto përfaqësi më 8 shkurt 2025. Ky sqarim është dhënë nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në […]

Ky sqarim është dhënë nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në Listën Votuese jashtë Kosovës janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën përfaqësi diplomatike.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues.

“Në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës të cilët kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi në momentin kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës, gjatë periudhës së regjistrimit 29 gusht – 26 dhjetor 2024. Pra, në Listën Votuese jashtë Kosovës, e cila dërgohet në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, në ditën e votimit më 8 shkurt, një votues i regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike mund të identifikohet përmes dokumentit identifikuar të lëshuar nga Republika e Kosovës.

“Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi”, tha Elezi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?