Kina i përgjigjet SHBA-së me kundërtarifa, thotë se po e heton Google-in

Kina i përgjigjet SHBA-së me kundërtarifa, thotë se po e heton Google-in

Kina ka vendosur të martën tarifa ndaj mallrave amerikane si përgjigje ndaj tarifave të reja që Shtetet e Bashkuara i vendosën ndaj mallrave kineze ditë më parë, duke e ripërtërirë luftën tregtare mes dy ekonomive kryesore në botë. Pekini gjithashtu njoftoi se po e kryen një hetim ndaj kompanisë Google. Tarifat shtesë prej 10 për […]

Pekini gjithashtu njoftoi se po e kryen një hetim ndaj kompanisë Google.

Tarifat shtesë prej 10 për qind ndaj të gjitha importeve nga Kina në SHBA hynë në fuqi të hënën pas mesnatës, pasi presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht e paralajmëroi Pekinin se nuk po bënte mjaftueshëm për ta ndalur rrjedhën e drogave të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Nuk vonoi shumë dhe Ministria e Financave e Kinës njoftoi se do të vendosë taksë prej 15 për qind ndaj thëngjillit dhe gazit të lëngshëm natyror të SHBA-së, si dhe 10 për qind taksë ndaj naftës së papërpunuar, pajisjeve bujqësore dhe disa automjeteve amerikane.

Tarifat e reja ndaj mallrave amerikane do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt, tha Ministria kineze.

“Rritja e njëanshme e tarifave nga SHBA-ja shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave e Kinës. “Kjo, jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të saj, por gjithashtu dëmton bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së”.

Ndërkohë, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut tha të martën se po e heton Google-in për dyshime mbi shkeljen e ligjeve antitrust.

Në anën tjetër, tarifat e SHBA-së për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika gjithashtu pritej të hynin në fuqi të martën, por Trumpi u pajtua ta shtyjë për 30 ditë vendimin, pasi këto dy vende ndërmorën veprime për t’i adresuar shqetësimet e tij mbi sigurinë kufitare dhe trafikimin e drogës.

Trumpi synon të bisedojë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në ditët në vijim.

Përveç tarifave, Kina njoftoi gjithashtu se do të vendosë kontrolle ndaj eksportit të disa elementeve jetike për prodhimin e produkteve moderne të teknologjisë së lartë. Këto përfshijnë tungstenin, teluriumin, bismutin, molibdenin dhe indiumin. Shumica e këtyre elementeve janë cilësuar si minerale jetike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, që do të thotë se janë thelbësore për ekonominë ose sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Kina kishte vendosur në dhjetor kontrolle edhe për elemente kyç, siç është galiumi, i cili përdoret në prodhim.

Ministria e Financave gjithashtu vendosi dy kompani amerikane në listën e entiteteve të pasigurta: PVH Group, e cila është pronare e Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, dhe Illumina, një kompani bioteknologjike me zyre në Kinë.

Përfshirja në këtë listë ua ndalon atyre të angazhohen në aktivitete të lidhura me importin ose eksportin në Kinë, si dhe të bëjnë investime të reja në vend./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?