Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz mbron planin e Presidentit Trump për Gazën

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz mbron planin e Presidentit Trump për Gazën

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz gjatë fundjavës iu përgjigj kritikëve të planit të Presidentit Donald Trump për të marrë kontrollin mbi Rripin e Gazës. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronika Balderas Iglesias armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po vazhdon të respektohet; gjatë fundjavës dyja të palët shkëmbyen pengje izraelite që […]

Marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po vazhdon të zbatohet. Forcat izraelite u tërhoqën të dielën nga korridori që ndan Rripin e Gazës dhe familje të tëra palestineze filluan rrugëtimin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Gazës.

Por se çfarë pritet të ndodhë me banorët e Gazës pas përfundimit të luftës, mbetet çështje e hapur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qarkulluar idenë që popullsia e Gazës të rivendoset në shtete tjera dhe Shtetet e Bashkuara ta marrin Gazën nën kontroll për ta rindërtuar. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, Mike Waltz, iu përgjigj atyre që kanë kritikuar planin të dielën.

“Nuk mund ta shndërrosh Gazën në Parisin e Mesdheut siç ishte Bejruti në vitet ’70 për t’u siguruar këtyre banorëve një jetë më të mirë kur ke 1.8 milionë njerëz të cilët jetojnë në skamje absolute dhe mbi grumbuj rrënojash. Të gjithë ata që nuk e pëlqejnë propozimin e tij, përshirë mediat, ejani tek ne po patët një plan më të mirë”, deklaroi zoti Waltz në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC.

Plani i Presidentit Trump ka gjetur mbështetje në Izrael, por bota arabe dhe udhëheqësit palestinezë e kundërshtojnë atë tërësisht.

“Na duhet ta rindërtojmë Rripin e Gazës. Rripi i Gazës është një pjesë përbërëse shumë e vlefshme e shtetit të Palestinës. Është pjesë e vendlindjes tonë dhe ne nuk kemi vendlindje tjetër përveç shtetit të Palestinës”, deklaroi ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour.

Ndërkohë, izraelitët festuan lirimin e pengjeve të tjera gjatë fundjavës.

Pesë punonjës tajlandezë të cilët u mbajtën nga Hamasi për mbi një vit u ribashkuan me të dashurit e tyre të dielën.

183 të burgosur palestinezë gjithashtu u liruan si pjesë e marrëveshjes.

Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit do të fillojnë gjatë këtë javë në Katar. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?