Kërcënohet një person në rrjetet sociale

Policia e Kosovës po heton një rast të kanosjes në Lipjan, ku një person njoftoi se është kërcënuar nga një i dyshuar. Kërcënimi ka ndodhur në rrjetet sociale, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si “kanosje”. “I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me […]
Policia e Kosovës po heton një rast të kanosjes në Lipjan, ku një person njoftoi se është kërcënuar nga një i dyshuar.
Kërcënimi ka ndodhur në rrjetet sociale, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “kanosje”.
“I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.












