Kallas: Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus, fitore për lirinë

Kallas: Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus, fitore për lirinë

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shkëputja e shteteve baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nga rrjeti i energjisë energjetike i Rusisë është një “fitore për lirinë”. Të tri shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s pritet që të shtunën, më 8 shkurt, të shkëpusin lidhjet e energjisë elektrike me Moskën, […]

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shkëputja e shteteve baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nga rrjeti i energjisë energjetike i Rusisë është një “fitore për lirinë”.

Të tri shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s pritet që të shtunën, më 8 shkurt, të shkëpusin lidhjet e energjisë elektrike me Moskën, në një lëvizje politike tri dekada pasi këto vende u çliruan nga sundimi i Kremlinit.

“Rusia më nuk mund ta përdorë energjinë si mjet për shantazh”, tha Kallas, ish-kryeministre e Estonisë.

“Kjo është fitore për lirinë dhe unitetin evropian”.

Shtetet e Baltikut për vite me radhë janë përgatitur që të shkëputen nga rrjeti elektrik i epokës sovjetike dhe të integrohen në rrjetin evropian, por janë përballur me probleme teknologjike dhe financiare.

Shkëputja nga rrjeti energjetik rus u bë më urgjente pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, gjë që nxiti frikë në mesin e shteteve të Baltikut se ata mund të ishin shënjestra e radhës.

Pas nisjes së pushtimit, ata ndaluan së bleri gaz dhe energji ruse, por rrjetet energjetike të tri shteteve vazhduan të ishin të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, e të kontrolluara nga Moska.

BE-ja në përgjithësi ka ulur në mënyrë drastike konsumimin e energjisë ruse, që kur nisi lufta në Ukrainë.

Të shtunën, kur zyrtarisht tri shtetet baltike të shkëputen nga rrjeti rus, pritet të ketë festime zyrtare për këtë ngjarje edhe pse disa konsumatorë janë të shqetësuar se mund të ketë ndërprerje të furnizimit.

Letonia do të ndërpresë fizikisht linjën elektrike me Rusinë të shtunën dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë në një ceremoni me udhëheqësit e Baltikut që do të mbahet në Lituani po atë ditë./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?